Pas ngjarjes tragjike në Himarë të martën, Policia Kufitare ka marrë vendimin për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve motorike në ujërat e plazheve të Sarandës dhe Ksamilit.
Ky vendim parashikon se asnjë mjet uji jetski dhe skaf nuk do të lejohet të akomodohet dhe qarkullojë në ujërat e 140 plazheve private dhe 5 plazheve publike në Sarandë dhe Ksamil.
Të gjitha stacionet e deritanishme të skafeve dhe jetskive kanë qenë të paligjshme, pasi Bashkia Sarandë nuk ka dorëzuar kërkesë në Policinë Kufitare për asnjë nga këto stacione të cilat kanë funksionuar deri tani nëpër plazhe.
Vendimi përjashton vetëm mjetet ujore të licencuara për udhëtime turistike, të cilat do të lejohen të dalin vetëm nga Porti dhe nga Limani dhe nuk do të lejohet hyrja dhe dalja e tyre nga territoret e plazheve apo mole të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të cilat nuk janë të licencuara.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?
-
PO
16%
-
JO
80%
-
NUK E DI
4%
Vota total: 2598
Lajme të tjera
-
Sa e ka 'fajin' gjyshi për peshën e fëmijës?
15 Gusht, 09:34
-
Patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite! Pas 30 ditësh hyn në fuqi marrëveshja
15 Gusht, 09:03
-
Lufta në Ukrainë/ 42 vende kërkojnë që Moska të tërheqë forcat ushtarake nga termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia
15 Gusht, 08:44
-
1 vit nga sundimi i talebanëve në Afganistan, pika e kthesës për historinë e vendit dhe lidhja me Shqipërinë
15 Gusht, 08:33
-
Aksident i rëndë në Kuçovë, vdes 70-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë! Makina me shpejtësi e goditi nga pas
15 Gusht, 08:32
-
5 të vrarë dhe 26 të plagosur në Ekuador! Autoritetet: Shpërthimi në Guayaquil ndodhi prej bandave kriminale
15 Gusht, 08:05
-
Presidenti Begaj nis vizitën e parë zyrtare në Prishtinë! Do takojë krerët e shtetit dhe politikës, takim të veçantë me komandantin e KFOR-it
15 Gusht, 07:36
-
19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë
15 Gusht, 07:32
-
Kthjellime dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 31 gradë
15 Gusht, 07:24
-
I bukur ky qiell për ndjenjat...mësoni horoskopin për ditën e sotme
15 Gusht, 07:08
-
U ndërpre energjia gjatë koncertit të Noizy? Reagon OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë
14 Gusht, 22:45
-
Depot me armë ruse në shënjestër të Ukrainës, rriten shqetësimet për centralin bërthamor
14 Gusht, 22:39
NE FOTO ATO ATY JANE NE DET ,,,ATO NUK DUHET TE BEJNE ME AS DHE NJE METER....
Përgjigju