Pas ngjarjes tragjike në Himarë të martën, Policia Kufitare ka marrë vendimin për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve motorike në ujërat e plazheve të Sarandës dhe Ksamilit.
Ky vendim parashikon se asnjë mjet uji jetski dhe skaf nuk do të lejohet të akomodohet dhe qarkullojë në ujërat e 140 plazheve private dhe 5 plazheve publike në Sarandë dhe Ksamil.
Të gjitha stacionet e deritanishme të skafeve dhe jetskive kanë qenë të paligjshme, pasi Bashkia Sarandë nuk ka dorëzuar kërkesë në Policinë Kufitare për asnjë nga këto stacione të cilat kanë funksionuar deri tani nëpër plazhe.
Vendimi përjashton vetëm mjetet ujore të licencuara për udhëtime turistike, të cilat do të lejohen të dalin vetëm nga Porti dhe nga Limani dhe nuk do të lejohet hyrja dhe dalja e tyre nga territoret e plazheve apo mole të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të cilat nuk janë të licencuara.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sarandë, u përfituan me dokumente false, konfiskohen pasuri me vlerë 15 mln € në bregdet
13 Shkurt, 11:51
-
Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, SPAK kërkon 3 vite burgim për Jorgo Goron dhe konfiskim pronash! 5 vite burg për dy drejtorët, sekuestrim edhe të 10 mijë m2 tokë në Gjipe
13 Shkurt, 09:48
-
Sarandë/ Arrestohen 2 hajdutët ‘serial’ të motorëve, në kërkim një 19-vjeçar
11 Shkurt, 10:37
-
Shtyhet seanca për apartamentin e sekuestruar ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, biznesmeni Gentjan Sula ankimoi në GJKKO: Hyrja te Garda është e imja!
10 Shkurt, 11:39
-
Blegtorët e Jugut në protestë: Baxhot e fabrikat tallen me ne! Një litër qumësht 120 lek! Shteti nuk i kontrollon! Edhe mishi vjen kontrabandë
8 Shkurt, 15:03
-
'Mirror': Butrinti, 'Maldivet' evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia
8 Shkurt, 08:09
-
Sarandë/ 12-vjeçari godet me mjet prerës 15-vjeçarin! I mituri në polici, i plagosuri në spital
7 Shkurt, 15:25
-
Një hotel Sarandë përfshihet nga flakët! Zjarri erdhi gjatë saldimit të një vegle pune (VIDEO)
7 Shkurt, 14:33
-
SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë
7 Shkurt, 13:34
-
Revista amerikane 'Travel off Path': Shqipëria ndër destinacionet e qeta mesdhetare për të vizituar në 2025
7 Shkurt, 07:53
-
Hidhet shorti, ja gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro
6 Shkurt, 11:21
-
Taksistët e Sarandës në protestë te Bashkia: Ka vajtur 'thika' aty ku s'mban më! Ndal licencave pa kriter! S'kemi as vendparkime
4 Shkurt, 17:27
NE FOTO ATO ATY JANE NE DET ,,,ATO NUK DUHET TE BEJNE ME AS DHE NJE METER....
Përgjigju