Mungesa e gjumit privon qartësinë e nevojshme për të bërë blerje të shëndetshme, të paktën kur është fjala për ushqimin. Ky rezultat është demonstruar nga një studim  i kryer nga Universiteti i Uppsala dhe botuar në Obesity.
 
Deri tani nuk ka patur studime mbi efektin e mungesës së gjumit dhe ndikimin e tij në karrocat e ushqimeve. Suedezët kanë kërkuar një grup vullnetarësh  për të bërë një pazar të simuluar duke patur ne dispozicionin e tyre më pak se 50 Euro. Në një fazë të parë, pjesëmarrësit kishin për të bërë, pasi kaloi një natë pa gjumë. Në fazën e dytë, pas një nate me gjumë normal.
 
Në të dyja rastet, subjektet e përzgjedhura bëjnë blerje pasi kishin ngrënë mëngjes për të mos qene te prekur nga uria. Por, pas një nate pa gjumë nga pjesëmarrësit ata vendosin në karrocën e ushqimit vlerë kalorike në aspektin e peshës 18% më të lartë.
 
Mbetet të shihet nëse deficiti i gjumit dobëson tërësinë e aftësive vendim-marrje në blerjet e çdo lloji apo në qoftë se ajo ndikon vetëm koston e produkteve ushqimore.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)