Pas një viti leksionesh
studentët e PS marrin diplomat
Pas një viti leksionesh mbi politikën dhe politikat e majta kryesisht, studentët e Akademisë politike të Partisë Socialiste kanë marrë sot diplomat.
Pas një viti leksionesh mbi politikën dhe politikat e majta kryesisht, studentët e Akademisë politike të Partisë Socialiste kanë marrë sot diplomat. Një vit i mbushur me intensitet, debate dhe rrahje idesh dhe sigurisht me shumë informacion nga lektorë të cilët janë drejtues të njohur të Partisë Socialiste, njerëz me kontribute në vite në këtë forcë politike, por edhe nga fusha të tjera, si publicistë, akademikë, juristë.
Në ceremoninë e zhvilluar mes entuziazmit dhe humorit të të rinjve morën fjalën Drejtori i Fondacionit Friedrich Ebert Frank Hantke, si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike Italiane, Giacomo Fillibeck. Nuk kanë munguar përgëzimet për të rinjtë nga Maqo Lakrori drejtues më shumë kontribut në Akademinë Politike. Në vitin e dytë të këtij kursi u diplomuan 36 studentë. Por pati një veçanti, pasi me nismë të Kryetarit të PS, Edi Rama dhe në bashkëpunim me drejtues dhe kontribuues të PS, pati dhe një kurs tjetër të veçantë të kësaj akademie. Në ndryshim me vitin e kaluar ku kishte vetëm një kurs të vogël studentësh, këtë vit u vendos që të pranoheshin të gjithë ata që kandiduan, duke i ndarë në dy kurse të veçanta. Kursi i vogël, në të cilën morën pjesë 36 studentë që u shpallën fitues që në fillim të garës, i cili ishte më intensiv dhe me sponsorizim të Fondacionit Friedrich Ebert. Gjithashtu dhe kursi i posaçëm, në të cilin u diplomuan 168 studentë.
Kryetari Edi Rama në fjalën e tij theksoi faktin se Rilindja Shqiptare gjen përgjigje për papunësinë rinore në vend. Rama cilësoi faktin se janë 65 mijë të rinj e të reja të cilët hyjnë në tregun e punës çdo vit dhe përballen me papunësinë. Duke iu drejtuar të rinjve Rama u kërkoi atyre kontribut të drejtpërdrejtë në PS për të hapur një rrugë të re për Shqipërinë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4581
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45