Pas një jave të nxehtë moti sjell surpriza, ja si do të luhaten temperaturat ditën e sotme

Pas një jave të nxehtë moti sjell surpriza, ja si do të luhaten temperaturat ditën e sotme

Pas një jave shumë të nxehtë, më në fund do të kemi pak freski. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në këto zonat duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtra breshëri. Mbrëmja përmirëson sërish motin, duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë, ndërsa vlerat minimale dhe maksimale ditore luhaten nga 17°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe herë pas-here e fortë në det, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Bejko kundër Bashës: Humbe betejën me Berishën e Ramën, tërhiqu! Koha për parti të re

Bejko kundër Bashës: Humbe betejën me Berishën e Ramën, tërhiqu! Koha për parti të re