Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, vetëm pak orë pasi Çmimi Nobel për Paqen iu dha Navi Pillay, e cila ka shërbyer si gjyqtare në këtë institucion nga viti 2003 deri në vitin 2008.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se masat synojnë të kufizojnë burimet financiare dhe veprimtarinë e gjykatës.

“Do të ndalojmë transaksionet me këtë gjykatë të jashtëligjshme, duke i ndërprerë burimet financiare dhe duke paralizuar aftësinë e saj për të vepruar”, deklaroi Rubio.

Sanksionet e reja shkojnë përtej masave të mëparshme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të veçantë dhe mund të prekin edhe kompanitë që ofrojnë shërbime për Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“Presidenti Trump nuk do ta lejojë kurrë Gjykatën Penale Ndërkombëtare të ndjekë penalisht qytetarët amerikanë. Për këtë arsye, sot Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj saj”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit.

Uashingtoni ka kundërshtuar prej kohësh urdhërarrestet e lëshuara nga kjo gjykatë ndaj zyrtarëve izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, si edhe hetimin e mëparshëm mbi veprimet e ushtarëve amerikanë në Afganistan, i cili më pas u mbyll.


Lajmi kryesor:

Trump sulmon fituesen e çmimit Nobel për Paqen: Urren SHBA-në dhe lavdëron Hamasin! Tërbohet Izraeli: Edhe Goebbels po duartroket nga ferri