Pas notit,Berisha thyen një tjetër
rekord,ecën sa gjatësia e Italisë

Pas notit,Berisha thyen një tjetër<br />rekord,ecën sa gjatësia e Italisë
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është larguar paksa nga atmosfera e akuzave politike dhe ka ndarë me ndjekësit një pjesë të pasionit të tij.
 
Berisha përveç pasionit për notin ka zbuluar edhe një tjetër fushë në të cilën gëzon aktivitet të shëndetshëm fizik.
 
Ish-kryeministri në një postim në Facebook ka ndarë me ndjekësit rezultatet e aplikacionit që tregon kilometrat e përshkruar.
 
Sipas Berishës ai ka ecur në një distancë prej 1184 km, po aq sa gjatësia e Italisë.
 
“Të dashur miq, ecja është pasioni i jetës sime. Sot fitbit certifikoi që kam përshkruar me ecje një distance prej 1184 km të barabartë me gjatësinë e Italisë. Nuk i rezistova dot tundimit për ta ndarë këtë lajm me ju edhe me ftesën follow me (më ndiqni), duke ju siguruar se nuk kërkon gjë tjetër veçse pak disiplinë për të bërë 10 mijë hapa në ditë, e dobishme kjo për çdo njeri! sb “, shkruan Berisha.

berisha

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)