TIRANË- Pasi ka lënë spitalin, për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale që iu nënshtrua, e cila doli me sukses, Kardinal Ernest Troshan Simoni ka uruar besimtarët mysliman për Festën e Kurban Bajramit. Në urimin e tij, kardinali iu është drejtuar të gjithë besimtarëve mysliman shqiptar ku do që ndodhet, teksa ka pasur edhe një falenderim për ata që u lutën për shëndetin e tij.
"Vëllezër dhe motra shqiptar, mysliman në Shqipëri, diasporë dhe kudo që të jeni. Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju dëshiroj harmoni dhe lumturi. Në këtë rast, është e natyrshme që ne t'i drejtohemi popullit mbarë mysliman, gëzuar me gjithë zemër dhe gjithë shpirt gëzuar festën e madhe të Kurban Bajramit që na bashkon me të madhin Zot. Jeta në këtë botë është kalimtare, ndërsa feja e përjetshme dhe këtu bëhet fjalë që të gjithë njerëzit të shikojnë jo drejt tokës, por drejt qiellit që do të na presë për lumturi. Në këtë rast pasi kalova në farë detyrimi shëndetësor të tëmthit dua të falenderoj Krishtin në radhë të parë që është baba e gjithë njerëzimit dhe kërkon të shoh buzëqeshje të gjithë njerëzve në botë, paqe në botë dhe vëllazëri të plotë. Urime të përzemërta Shkëlqesisë së tij Ilir Meta që më ka çuar përshëndetjet e tij, gjithë kombit që më kanë uruar dhe janë lutur për mua", thotë në urimin e tij Kardinal Ernest Troshani.
Ernest Troshan Simoni, i shpallur kardinal nga Papa në vitin 2016 dol me sukses nga një operacion në Itali dhe gëzon shëndet të plotë. Pas një komplikacioni, ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale të udhëhequr nga kirurgët më të njohur në Firence, ku doli me sukses.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, mijëra vetë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’! Spahiu: Kjo festë sjelltë begati në familjen tona
16 Qershor, 07:03
-
Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët: Zoti i madhërishëm dhëntë begati e mirësi për kombin tonë
15 Qershor, 13:28
-
Katolikët kremtojnë Ngjalljen e Krishtit, mbahet Mesha e Shenjtë në Tiranë! Shqiptarja.com dhe Report Tv urojnë besimtarët: Pashkë të bardha
30 Mars, 11:11
-
Djegia e Kuranit nga 30 vjeçari irakian në Suedi ditën e Kurban Bajramit, Maroku tërheq ambasadorin për një periudhë të pacaktuar
29 Qershor 2023, 09:43
-
Prej 20 vitesh bën kurban, Lulzim Plloçi rrëfen përjetimin: Simbol devotshmërie ndaj Zotit! Bagëtia duhet mbi 6 muajsh, një pjesë mbahet për vete
28 Qershor 2023, 18:40
-
Pamje madhështore! Mbi 2.5 mln besimtarë në Haxhin e Mekës, pelegrinazhi mbledh edhe qindra shqiptarë, kostoja 6 mijë $
28 Qershor 2023, 17:57
-
Veliaj shërben drekën e Kurban Bajramit në qendrën sociale të Kombinatit: Familja e madhe e Tiranës ka mundësi për të gjithë
28 Qershor 2023, 14:25
-
U vendos armëpushimi për festën e Kurban Bajramit, palët luftuese në Sudan shkelin sërish marrëveshjen
28 Qershor 2023, 13:34
-
Sot Kurban Bajrami, uron politika! Begaj: Ditë reflektimi! Rama: Gëzuar! Tabaku e Alibeaj: Më shumë mirësi për njëri-tjetrin
28 Qershor 2023, 10:45
-
Kurban Bajrami, mesazhi i Veliajt: Të sakrifikojmë egot e mëritë, jetohet edhe pa inate e stërkëmbësha! Vizitë në selinë e KMSH-së
28 Qershor 2023, 10:36
-
Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin
28 Qershor 2023, 08:06
-
Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në sheshin Skëndërbej! Kreu i KMSH: Kosova të gjejë durimin për të përballuar provokimet në veri
28 Qershor 2023, 06:47
Kardinali uron mohimin e besimit te tij
Përgjigju