Pas orientimit nga Basha, Balliu shkon te Teatri dhe fajëson opozitën në Kuvend: Patericë e qeverisë (VIDEO)

Lulzim Basha bashkë me disa figura të tjera të PD-së, Gazment Bardhi dhe ish-deputetë zhvilluan një takim rreth orës 08:30. Pas takimit Klevis Balliu u drejtua për të teatri.  Balliu akuzoi se Edi Rama është armiku i madh i vendit që duhet larguar. "Në një sakrificë të jashtëzakonshme për mbi 2 vite janë përballuar me Edi Ramën. Ai shkeli mbi personalitetin dhe dinjitetin e qytetarëve. Flamur Noka u sulmua në mënyrë  barbare nga policia.

Palaçot në parlament janë përgjegjës kryesor që e mbajnë si patericë të krimit dhe drogë. Po vidhet dhe po bëhen kulla për oligarkët. Sakrifica e këtyre artistëve nuk do të shkojë dëm. Sot armiku është Edi Rama. Sa për banorët e Unazës kanë kërkuar dhe do të marrin dëmshpërblim cent për cent. Teatri dhe cdo shkelje tjetër e kushtetuës. Sot që ju po flisni, artistët janë në rajone në qelitë e burgut" tha ai.


Lajmi kryesor:

Teatri u shemb! 12 orë tension, përplasje dhe gaz lotsjellës! Budina: Shihemi nesër në 16:30! PD-LSI: Do jemi dhe ne në shesh


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)