TIRANE-Nënkryetari i LSI Petrit Vasili emërohet nënkryetari Bashkisë së Tiranë duke zënë vendin e lënë bosh nga Edmond Panariti i cili u emërua Ministër I Jashtëm, Lajmi është konfirmuar përmes një bisede telefonike për A1 Report nga vetë Vasili.
Ndryshimet e fundit nxorrën Petrit Vasilin nga qeveria dhe në vend të tij në postin e Ministrit të Shëndetësisë u emërua Vangjel Tavo dikur deputet i PS, por që iu bashkua më pas LSI. Zoti Vasili ka mbajtur për plot tre vjet postin e ministrit të Shëndetësisë.Burimet zyrtare thanë se Petrit Vasili u emërua nënkryetar bashkie bazuar në marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
/Shqiptarja.com