Sara Gjordeni u përjashtua mbrëmë nga gara e Big Brother VIP 3, si pasojë e përplasjes së saj me Françeskën, të cilën e shtyu në banjo në debat e sipër.
Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin. Ditët e fundit brenda shtëpisë është komentuar shumë afrimiteti mes Sarës dhe Meritonit. Disa komentues e kanë gjykuar si të tepërt këtë afrimitet, përtej shoqërisë. Kjo sepse Sara është në një lidhje dashurie me Bardhin, ndërsa Meritoni ka deklaruar se e ka mik të ngushtë këtë të fundit.
Për këtë çështje, por jo vetëm, Sara ka reaguar në InstaStory, duke thënë disa fjalë. Sara i ka quajtur si të turpshme këto aludime, ndërsa shpjegon se i ka ndenjur afër Meritonit për shkak se ai nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësorë.
“Për Meritonin. Po shoh komente. TURP! Unë, Bardhi, Meritoni nëse nuk e keni ndjekur 24/7 ishim i vetmi grup REAL ditët e fundit në shtëpi. Madje i vendosem emër: #PaPanik @9. Meritoni ditët e fundit ka qenë mëse i sëmure, me infuzione dhe pa imunitet, përpara prime pati edhe një episod ku u ul në tokë në dush dhe mendoi se i ra të fikët. Gjithashtu, U ndje i tradhtuar nga shtëpia me situatën e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli në krah. Të vetmit që i ndejtën pranë isha unë dhe Bardhi. Kjo shpjegon afërsine tonë. Mendjeve perverse thjesht t’ju vijë turp”, shkruan Sara.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.7%
-
Shëndet
73.6%
-
Mirëqënia
17.8%
Vota total: 242
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Na e mbushe jetën', Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi bëhen prindër për herë të parë, ndajnë foton e ëmbël me vogëlushen Nea (FOTO)
5 Dhjetor 2024, 16:32
-
Pothuajse të gjithë djemtë do ta donin! Sara Gjordeni i bën dhuratën speciale Bardhit
15 Nëntor 2024, 20:55
-
Së shpejti do të bëhen prindër, Sara Gjordeni dhe Bardhi kurorëzojnë dashurinë e tyre
11 Nëntor 2024, 21:49
-
'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë
13 Tetor 2024, 07:43
-
Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit: Ka shpresuar që unë të isha me djalin e saj
7 Gusht 2024, 22:37
-
Bardhi marton motrën, Sara Gjordeni publikon momentin prekës të këngëtarit mes lotësh (VIDEO)
4 Gusht 2024, 19:39
-
Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga
28 Korrik 2024, 20:08
-
Sara Gjordeni flet për pritjen e ëmbël: Kam dashur djalë gjithë jetën, Bardhi ‘vdiste’ për një vajzë
17 Qershor 2024, 09:32
-
Prindër për herë të parë, Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit: Të duam më shumë se veten
7 Qershor 2024, 15:34
-
Sara Gjordeni së shpejti në ekran?
6 Qershor 2024, 09:37
-
Sara Gjordeni: Jam në një proces gjyqësor me dy persona
26 Maj 2024, 09:46
-
S’po më pritet me t’i pa sytë: Bardhi, i bën dedikimin e ëmbël bebushit
22 Maj 2024, 14:30
ca eshte ky emisjon me keto kategori vajzash me fjalor e sellje rruge turp.
Përgjigju