Pas pezullimit të punimeve te godina
Ekonomiku nis vitin e ri shkollo

Pas pezullimit të punimeve te godina<br />Ekonomiku nis vitin e ri shkollo
TIRANE- Ndërhyrja e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë për pezullimin e punimeve në objektit në oborrin e fakultetit ekonomik, ka bërë që ky i fundit të vendosë për fillimin e sezonit të provimeve të vjeshtës dhe nisjen e vitit shkollor.
 
Po ashtu, shkak është bërë dhe vendimi i Gjykatës së Apelit, i ditës së merkurë, i cili pezulloi punimet për ngritjen e pallatit.
 
http://www.shqiptarja.com/Ripostiglio/oggetti/201309/91748_m.jpg


Në një njoftim për shtyp, Fakulteti Ekonomik deklaroi, se pas zvillimeve të fundit Këshilli u mblodh më datën 19 shtator 2013 për të shqyrtuar vendimin e mëparshëm për zhvillimin e një proteste deri në plotësimin e kërkesave të fakultetit në lidhje me uzurpimin e territorit universitar.
 
"Pas reagimit të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për bllokimin e punimeve në dy godinat e paligjshme, kërkesa e parë u plotësua, që konsistonte në bllokimin e punimeve. Gjithashtu kjo kërkesë e fakultetit u mbështet dhe nga një vendim i Gjykatës së Apelit i datës 19 shtator 2013. Gjykata e Apelit ka vendosur ndalimin e çdo punimi të mëtejshëm në godinat pranë Fakultetit Ekonomik, derisa Institucionet përkatëse të marrin vendimin përfundimtar", thuhet në njoftimin e Ekonomikut.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik! Seanca plenare dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur

Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik! Seanca plenare dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur