Pas Prizrenit, një tjetër shpërthim me granatë në Prishtinë, dëmtohen dy banesa dhe një makinë

Pas Prizrenit, një tjetër shpërthim me granatë në Prishtinë, dëmtohen dy banesa dhe një makinë

Policia e Kosovës, foto ilustruese

Një granatë dore ka shpërthyer në orët e vona të së mërkurës në rrethana të paqarta në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit policor, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në dy prona dhe në një makinë.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 22.11.2023-23:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që një ditë më parë një shpërthim me granatë dore ndodhi në një treg kafshësh në Prizren, ku u lënduan nëntë persona.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua

SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua