Venera Lumani dhe Lindi Islami, disa javë më parë dhanë lajmin e bukur se ishin fejuar. Pas propozimit romatik që Lindi i bëri Venerës, çifti ka treguar që së shpejti do të mbajnë një dasmë, e cila pritet të jetë ndryshe nga të gjitha dasmat e tjera pasi do të jetë e hapur dhe do të mund të marrin pjesë dhe fansat e tyre. Lindi dhe Venera nuk kanë preferuar të zbulojnë datën por sigurojnë që do të jetë një dasmë madhështore.
“Do të jetë diçka e madhe, po mendojmë, por do të jetë në një periudhë kur të gjithë të kenë mundësi të vijnë. Ne jetojmë në Tiranë, por familjarët i kemi në Prishtinë e Strugë, kështu që nuk e dimë se kur mund të ndodhë apo ku mund ta organizojmë”-është shprehur këngëtarja Venera Lumani.