Aktori i humorit, Ermal Mamaqi,  së bashku me Amin, Elvanën, Almedën dhe Tolgahan kaluan disa ditë pushime në Francë ku dhe ndoqën koncertin e këngëtares me famë botërore Beyonce.

Ermali dhe Elvana janë miq shumë të mirë prej shumë vitesh. Pas këtyre pushimeve ku duket se janë argëtuar shumë, aktori ka publikuar disa foto ku krahas tyre shkruan një falenderim tejet të veçantë për mikeshën e tij.

“Faleminderit Elvana Gjata që na bëre pjesë të këtyre pushimeve si në ëndërr’-shkruan ai në Instagram.

Postimi i Ermal Mamaqit në Instagram