Pas 'pushtoi' selinë, Berisha nxjerr një deklaratë sikur është kryetar i PD-së

Pas 'pushtoi' selinë, Berisha nxjerr një deklaratë sikur është kryetar i PD-së

Sali Berisha

Sali Berisha ka reaguar zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike, duke marrë rolin e kryetarit, megjithëse nuk është ligjërisht në krye të PD-së, e madje as pjesë e grupit parlamentar, pasi u pezullua sepse u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Berisha, i cili shkruan në emër të PD-së, ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin deputetit socialist, Alqi Bllako.

‘Deklaratë e Partisë Demokratike! Sot, SPAK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako. Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e aferës se incerenatorëve, njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në aferën e incerenatorëve, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.’- shkruan Berisha.

Një ditë më parë Grupi i Rithemelimit ka marrë në kontroll edhe grupin e WhatsApp të Partisë Demokratike. Në vend që të hapnin një grup të ri, siç ndodh zakonisht, ato kanë përdorur të njëjtin grup, por me më pak anëtarë. Silvi Bardhi, një nga administratoret e grupit i besuar i Sali Berisha, ka hequr të gjithë “të besuarit” e Bashës, nga Patrik Sadikaj, që merrej me mediat, e deri te Ina Zhupa dhe Gazment Bardh, Endri Hasa etj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik