Pas rënies nga kategoria, Tirana
mbetet edhe pa trajner, ikën Josa 

Pas rënies nga kategoria, Tirana<br />mbetet edhe pa trajner, ikën Josa 
Mirel Josa nuk është më trajner i Tiranës. Mirel Josa mbyll bashkëpunimin me 24 herë kampionët, teksa ekipi këtë edicion njohu për herë të parë rënien nga elita e futbollit shqiptar.
 
 Josa pas fitimit të Kupës së Shqipërisë më 31 Maj, bëri të ditur se ishte në pritje të një bisede me presidentin Halili, për të kuptuar se cilat ishin projektet për të ardhmen e skuadrës, dhe më pas për të marë vendimin nëse ai do të vijonte në krye të saj.
 
I kontaktuar nga Sport News Josa ka pranuar largimin nga detyra, madje duke liruar klubin edhe nga detyrimet financiare për pjesën e mbetur të kontratës.
 
Tashmë mbetet për tu parë se kujt do ti besohen celësat e skuadrës për kupat e Europës dhe sezonin e ardhshëm, në të cilin Tirana do të garojë në kategorinë e parë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria