Pas Ramës, edhe Thaçi takohet me Merkel, zbulohet për çfarë do diskutohet

Pas Ramës, edhe Thaçi takohet me Merkel, zbulohet për çfarë do diskutohet

Angela Merkel dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javën e ardhshme do të udhëtojë për në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel.

Presidenti Thaçi me kancelaren Merkel do të bisedojë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për agjendën evropiane të Kosovës dhe për fazën e fundit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Thaçi në takimin me kancelaren Merkel do të kërkojë mbështetjen politike dhe ekonomike të Gjermanisë, si një shtet dhe partner strategjik i shtetit tonë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës për "Zëri.Info".

Angela Merkel është liderja më e fuqishme, që po e shtynë agjendën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, javën e kaluar edhe kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kancelaren Angela Merkel, në Gjermani, ku temë kryesore diskutimi ishte hapja e negocatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion