Pas raportimit në FIFA, serbët kërcënojnë me jetë ministrin e Kulturës dhe Sportit në Kosovë

Pas raportimit në FIFA, serbët kërcënojnë me jetë ministrin e Kulturës dhe Sportit në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, thotë se është kërcënuar me vrasje nga Serbia.

Kjo, pas raportimit në FIFA, për shpalosjen e flamurit serb me hartën e Kosovës dhe me simbole serbe në Kupën e Botës në Katar.

“Përgjatë dy ditëve të fundit kam pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia, nga momenti që e kemi sensibilizuar opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të tyre të futbollit në Botërorin Katari 2022”, ka thënë Çeku.

Ai ka treguar se fyerjet janë drejtuar edhe ndaj familjes së tij.

 “Kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ministri.

Më tej theksoi se reagimet publike të shumë qytetarëve i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s.

“Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare”.

“Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese”, shkroi Çeku në Facebook.

FIFA hapi procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pasi një flamur, që e përfshinte Kosovën si pjesë të vendit të tyre, dyshohet se ishte varur në dhomën e zhveshjes së ekipit serb, ndërsa ekipi përgatitej për ndeshjen me Brazilin, tha organi qeverisës i futbollit të shtunën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 29/11/2022 09:20

    Serbija kurren e kurres nuk ploteson kushtet e pritura,nuk ndryshon,(nuk demokratizohet) traditen e urrejtjes dhe armiqesise qubrillovihane ndaj shqipareve dhe ashkepvtiejs nga vellait te madhe rusise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK