Delegacioni ukrainas thotë se është pranë një marrëveshje paqeje pas raundit të dytë të bisedimeve të zhvilluar këtë të hënë në Berlin të Gjermanisë. Takimi mes ekipit amerikan dhe atij ukrainas zgjati rreth 3 orë e gjysmë por ende nuk ka detaje se çfarë është arritur mes palëve. Megjithatë, Shefi për Sigurinë Kombëtare të Ukrainës Rustem Umerov i cili është edhe kryenegociator, njoftoi pas takimit se janë arritur përparime të vërteta. Ai shkroi në X se një dakordësi që i afron me paqen, mund të arrihet edhe brenda kësaj të hëne, por pa specifikuar më shumë. Kryenegociatori ukrainas thotë se në dy ditët e bisedimeve në Berlin është spekuluar shumë në lidhje me propozimet.
Over the past two days, Ukrainian-US negotiations have been constructive and productive, with real progress achieved. We hope we will reach an agreement that will bring us closer to peace by the end of the day.
There is a lot of noise and anonymous speculation in the media right…— Rustem Umerov (@rustem_umerov) December 15, 2025
AFP këtë të hënë raportoi se SHBA I kanë kërkuar sërish Ukrainës të lëshojë rajonin e Donbasit, ndërsa një ditë më parë Presidenti ukrainas dha sinjale se Ukraina mund të heqë dorë nga synimi për tu anëtarësuar në Nato. Në mbrëmje delegacionet e ukrainës dhe SHBA do të marrin pjesë në një darkë me liderët evropianë të organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Përfundon raundi i dytë i bisedimeve për paqen! SHBA kërkon që Ukraina të 'lëshojë' Donbasin, Zelensky heq dorë nga anëtarësimi në NATO









