Pas rektorit, jep dorëheqje edhe
kreu i Këshillit Drejtues të UP-së

Pas rektorit, jep dorëheqje edhe<br />kreu i Këshillit Drejtues të UP-së
PRISHTINË- Pas rektorit dhe drejtuesve të tjerë, ka dhënë dorëheqje edhe kryetari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, Muharrem Nitaj.
Ai e ka arsyetuar dorëheqjen me pamundësi për të kryer detyrat në përputhje me kompetencat, ndërsa a vlerësuar se universiteti ndodhet në gjendjen më të keqe që nga viti 2000.
 
“Në pamundësi për të kryer detyrat në përputhje me kompetencat që kam dhe duke mos dashur të jem pjesë e një dështimi katastrofik në Universitetin e Prishtinës, jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së", ka thënë ai në deklaratën për mediat kosovare, e lëshuar nga Rektorati. 
Sipas tij, situata e krijuar në Universitetin e Prishtinës, është më e rënda e krijuar që nga viti 2000, dhe sot janë atakuar funksionet më vitale të tij. 

“Në një situatë të tillë, kërkohen vendime të rëndësishme për Universitetin dhe në pamundësi për t’i ndërmarrë ato nga pozita që kam, vendimi më i arsyeshëm për mua, është dorëheqja e parevokueshme’, tha ai.
 
Sipas tij,  “do të ishte katastrofike sikur rënia e Universitetit të Prishtinës, të shënonte fillimin e rënies së shtetit, prandaj studentët, profesorati dhe opinioni publik do të duhej të viheshin në mbrojtje të tij. Politika edhe këtë herë e ka plagosur rëndë institucionin më të lartë të dijes në vend!”, thuhet në komunikatën e rektoratit.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)