Pas rënies së çmimit të naftës në bursë, Konfindustria: Të shkrihet Bordi i Transparencës, favorizon kartelin e karburanteve

Pas rënies së çmimit të naftës në bursë, Konfindustria: Të shkrihet Bordi i Transparencës, favorizon kartelin e karburanteve

Foto ilustruese

TIRANË- Konfindustria kërkon që të shkrihet Bordi i Transparencës, pasi sipas tyre po vepron në dëm të interesit publik. Në një reagim të bërë ditën e sotme, Konfindustria thotë se në të gjitha vendimet që ka marrë deri më tani Bordi ka favorizuar kartelin e karburanteve. Sipas Konfindustrisë, përbërja e Bordit është në konflikt interesi, pasi anëtarët e tij janë pronarë të karburanteve që vendosin çmimin dhe më pas e shesin në treg.

“BT është institucion i përkohshëm në, në varësinë e qeverisë dhe përbëhet në një akt të qartë konflikti interesi në gjysmën e anëtarëve nga subjektet, që duhet të kontrollohen. Konfindustria vlerëson, se Bordi i Transparencës në gjithë vendimmarrjet e tij ka vepruar në dëm të interesit publik, duke favorizuar qartësisht kartelin e karburanteve, sidomos në çmimet e tregut të shumicës dhe tarifat e operacioneve portuale dhe depozituese, si dhe shtimin e sforcuar të të ardhurave publike me pasoja të rënda për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë”, shkruhet në reagim.

Konfindustria kërkon që të ngrihet Enti Rregullator i Karburanteve, një institucion i përhershëm në varësi të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas saj, ky është një model i suksesshëm që po zbatohet nga vendet e rajonit.

“Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike të ndërmarri nismën ligjore për shkrirjen e menjëhershme të Bordit të Transparencës/BT shoqëruar me themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERK. ERK të krijohet si institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë, sipas modeleve rajonale të provuara të suksesshme”, thuhet në reagim.

Ky reagim i Konfindustrisë vjen pas vendimit më të fundit të Bordit të Trsnaparencës, i cili uli çmimin e naftës me vetëm 1 lekë, ndërkohë që në bursë çmimi naftëk ka pësuar një rënie rekord që prej nisjes së luftës. Aktualisht në vendin tonë nafta shitet 220 lekë/litri, ndërsa Konfindustria thotë se duhej të shitet nën 200 lekë/litri.

"Rasti më i qartë i vendimarrjes klienteliste të Bordit të Transparencës është i datës 6/8/2022. Me një akt qartësisht sfidues ndaj interesit publik dhe pa asnjë shpjegim teknik shoqërues nga BT çmimi i naftës u ul me vetëm 1 lek/litër, të paktën 20 here më të vogël, sesa bëhej e mundur nga vlerësimet krahasimore të rënies së çmimeve në bursat ndërkombëtare. Çmimi i naftës me pakicë duhej të ishte nën 200 lekë/litër.”, thuhet më tej.

Konfindustria vlerëson se vendi ynë ka çmimet më të larta të karburanteve në botë, ndërsa thotë se taksat mbi karburantin po nxisin kontrabandën masive në dëm të buxhetit të shtetit.

“Shqipëria ka sot çmimet e karburanteve nga më të lartët në botë në vlerësim relativ dhe 20-30% në vlerësim absolut në rajon. Sa më sipër shoqërohet më cilësi jashtë standardeve minimale ndërkombëtare dhe abuzime të rënda vjedhje të volumeve të shitjes së karburanteve. Ngarkesa fiskale është nga më të lartat në rajon, duke nxitur qartësisht kontrabandën masive. Kostot e abuzimit në sektorin e karburanteve shoqëruar dhe me kontrabandën masive në dëm të buxhetit të shtetit, mund të arrijnë deri në 500 milionë/vit në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik në afatgjatë. Këtu nuk llogariten kostot e dëmeve mjedisore, shëndetësore, makineri, pajisje dhe pasojat e drejtpërdrejtë në sektorët e tjerë të ekonomisë”, thuhet në reagim.

Për herë të parë që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë, çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët. Prej ditësh në bursë një fuçi naftë kushton 93-94 dollarë, por sipas Bordit të Transparencës jo të gjitha lëvizjet e naftës bruto reflektohen në bursën e gazoilit. Kjo është rënia më e fortë e regjistruar që prej 16 marsit të këtij viti kur nafta zbriti në 95 dollar fuçia. Tregjet ndërkombëtare u tronditën menjëherë pas nisjes së luftës e për pasojë çmimi i naftës bruto arriti deri në 127 dollarë fuçia në javën e parë të muajit mars, dhe gjithë kjo kohë është shoqëruar me luhatje të forta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 09/08/2022 15:04

    Kush ka perfituar nga bordi i transparences...Konsumatori jo pikat e pakices jane ne prag falimenti sepse lengu qe merret nga shumica nuk arrihet te shitet per tre dite.Gjeja me elementare duhet te nderronte cmimin te pakten cdo 10 dite,jo nje dite po e nje dite jo...Po humbjet kush i mbulon?..Taksat me se do te paguhen me 8 leke per liter?...Fajin e kane sindikatat qe nuk funksionojne..Greve totale minimum tre dite ne gjithe Shqiperine karburantet te gjitha mbyllur.Te shohim pastaj bordin e trasparente qe i tille nuk eshte .Ne nuk e dime sa vjen nafta ne Dr...Ketu ka konflikt interesi..Vete firmos e vete vulos....

    Përgjigju
  • Stefan: 09/08/2022 14:41

    Bordi i zhvatjes jo i trasparences.

    Përgjigju
  • Turi: 09/08/2022 09:43

    Mos e ulni madje e ngrini cmimin se jemi popull pis , sahanlepires nuk ngrihemi ti mbytim keta maskarenj por vazhdojme te ecim mbas Berishes , Metes dhe Rames vk

    Përgjigju
  • Meti Tirane: 09/08/2022 09:39

    Bordi i Transparences qe nga dita e formimit te saj deri sot nuk ka bere agje vetem ka favorizuar Oligarket e karburanteve, ky grup duhet te shkarkuar dhe te filloje procedimi penal ndaj tyre per shperdorim detyre dhe korrupsion pasiv....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë