Pas deklaratës së notarit të ri amerikan Ryan Lochte në Lojërat Olimpike në Londër 2012 se kishte urinuar gjatë momentit të garës për shkak të ujit me klor, një gjë të tillë e ka pranuar edhe legjenda e notit amerikan dhe Lojërave Olimpike, Majkëll Felps, i cili ka pranuar se edhe ai e kishte bërë një gjë të tillë gjatë garës.

Gjatë një interviste për Wall Street Journal, Felps tha: "Të gjithë ë bëjnë një veprim të tillë kur janë për orë të tëra në pishinë. Nuk ka asgjë të cuditshme". "Peshkaqeni" Felps pas përfundimit të prezantimit në Lojërat Olimpike në Londër është kthyer në shtëpi. Theskojmë që Fleps pas Lojërave Olimpike deklaroi tërheqjen përfundimtare nga noti.

(d.b/shqiptarja.com)