Pas S&P edhe Moody’s: Në
Shqipëri investimet me rrezik

Pas S&P edhe Moody’s: Në <br />Shqipëri investimet me rrezik
TIRANE - Shqipëria, edhe për vlerësuesin tjetër ndërkombëtar. Moody’s, vazhdon të mbetet në zonën e investimeve “shumë spekulative”. Në më pak se një javë nga vlerësimi i Standard&Poor’s, vjen vlerësimi i dytë për Shqipërinë. Agjensia e kreditimit "Moody`s" ka vlerësuar me gradën "B1" Shqipërinë, si dhe ka vlerësuar një pritshmëri të qëndrueshme për të ardhmen e ekonomisë dhe financave publike në vend.

Ministria e Financave ka nxituar ta paraqesë këtë “notë” si pozitive për ekonominë shqiptare. Në fakt, e vetmja nuancë pozitive në këtë vlerësim është ruajtja e pozicionit të deritanishëm, pa rënie të mëtejshme. Por, në vetvete, kategoria B, me gjithë nuancat e saj, mbetet një vlerësim për ekonomitë, ku nuk këshillohet investimi për investitorët e huaj, sikurse e dëshmon këtë tabela që riprodhohet më poshtë.

Vlerësimet më të larta, ku nuk ekziston asnjë lloj risku për investimin, kjo kompani i shënon me “notën” Aaa, ndërkohë që Baa është kuota më e ulët e përshtatshme për bono thesari e investime reale. Duke filluar nga niveli Ba, kalohet tek shkallët e ulta të investimeve, praktikisht me këtë vlerësim karakterizohen vendet që janë të papërshtatshëm për investime, dmth me nje risk të larta. Kategoria B (ku shtohet nuanca numerike B1), konsiderohet si “shumë spekulative” dhe në të përfshihet edhe Shqipëria. Vendi ynë është një hap larg ekonomive që karakterizohen nga risku thelbësor.

Megjithatë, vlerësimi mbetet i qendrueshëm, pa ndryshime nga e kaluara dhe pa perspektiva të ndryshimeve në të ardhmen e afërt.
Në shpjegimin shoqërues për këtë vlerësim, Moody`s thekson se Shqipëria në të ardhmen do të kishte vlerësim në rritje nëse qeveria do të adresonte dukshëm problemet strukturore, fuqizimin e institucioneve si dhe do të bënte vlerësimin për Shqipërinë të rritej menjëherë. Ndërkohë që orientimi dhe marrja e statusit të vendit kandidat do të ishte një sinjal pozitiv i dobishëm për vlerësimin e kreditit. Sistemi gjyqësor i përmirësuar dhe efiçensa e tij, do të përbënte një shtysë për investimet e huaja, dhe si rrjedhim pozicion më të mirë tregtar e makroekonomik të vendit. Ankorimi i politikave te Qeverisë drejt integrimit evropian ka qënë dhe mbetet orientimi më efikas në qendrueshmërinë ekonomike, ndaj vazhdimësia do të gjeneronte gjithnjë vlerësime pozitive në të ardhmen.

Sipas kompanisë vlerësuese, zhvillimet politike dhe institucionale do të japin ndikimin e tyre në shpejtësinë e implementimit te reformave, nxitjes së zhvillimit të shpejtë të ekonomise e treguesve kryesore të saj.


SHKALLA E VLERËSIMIT TË AFTËSISË SË

PËRBALLIMIT TË BORXHEVE NGA “MOODY’S”

 

Shkalla    Vlerësimi            Niveli    

 

Aaa        Aftësia maksimale    I përshtatshëm për bono e investime

 

Aa         Aftësi shumë e lartë

 

A           Aftësi e lartë      

 

Baa       Shkalla minimale          

 

Ba         Shkallë e ulët       I papërshtatshëm për investime

 

B           Shumë spekulative   

 

Caa        Risk thelbësor      

 

Ca         Aftësi shumë e dobët

 

C          Paaftësi            


(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën