TIRANE- Ambasadorja e shteteve të bashkuara të Amerikës, Yuri Kim pasditen e sotme ka 'zbarkuar' në selinë e Partisë Demokratike, ku është takuar me kreun e kësaj partie Lulzim Basha Pas përfundimit të takimit, kryedemokrati u shpreh se takimet e sotme shkojnë përtej Partisë Demokratike për t'u dhënë shqiptarëve daljen nga kriza.
"Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Demokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza. Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar", tha Basha.
Kreu i PD ka reaguar me një status në rrjetet sociale ku tregon detaje nga takimi me kryediplomaten amerikane në vendin tonë. "Kënaqësi e veçantë të mirëpres Znj. Yuri Kim, Ambasadoren e SHBA, aleatit dhe partnerit tonë strategjik. E urova Ambasadoren Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpunim të plotë të opozitës në përmbushjen e të gjithë angazhimeve të vendit tonë me SHBA. Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona", shkruan Basha.
Nga ana tjetër, Ambasada Amerikane ka bërë me dije se në fokus të takimit ka qenë Reforma Zgjedhore, ku diplomatja Kim ka nxitur palët për të arritur në një draft final. "Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e PD Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri", njofton Ambasada Amerikane.
Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane
Për sa i përket Yuri Kim, ky është takimi i parë me kreun e Partisë Demokratike ndërsa pritet të diskutohet rreth situatës politike. Fillimisht gjatë ditës së sotme Basha është takuar edhe me Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli dhe më pas me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale në Komisionin Europian. Ndërkohë këtë pasdite Basha pritet të takohet edhe me aleatët e tij.
Nese kjo ambasadore kerkon te zgjith hallet e shqipetareve me keta qe na i krijuan me mire te ik dhe te na ler ti zgjidhim vet. Zonja Ambasadore,te pritem me shpresa te medha,por nga keta palo politikan as presim dhe as ka zgjidhje.
PërgjigjuO USA e dini ju qe ky birbo Lulash i ka leyr duart me gjakun e 4 te vrareve ne 21 janar?
PërgjigjuUSA ke te drejte, si ja ka nisur shume shpejte do jete nje zhgenjim i madh per shpiptaret. Rajersoni do t'na duket lule!
PërgjigjuKJO ZONJA E SHBA PER ÇFAR KA ARDHUR KETU PER TE REABILITUAR KETA KAPOT E POLITIKES SHQIPTARE QE SKAN LEN GJE PA VJEDHUR E BER POPULLI PRET TI SHIKOJ NE BURG KJO PERQAFOHET ME KETA PLERAT
Përgjigju