Dita e dytë në Shqipëri/ Presidenti i PE-së në selinë e PD-së, Basha: Po bëjmë gjithçka që të hapen negociatat (VIDEO)

TIRANE-Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli sot takoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe Klajda Gjoshën nga LSI-ja në selinë e blu, pasi Monika Kryemadhi ndodhet në SHBA. Lideri demokrat u shpreh se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që hapja e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

"I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë. I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë. Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon! Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës" është shprehur Basha, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD-së, pasi vetë nuk pranoi që të fliste për mediat duke thënë vetëm që "ka qenë një ditë e ngjeshur takimesh" para se të priste ambasadoren e re amerikane në selinë e PD-së. 

Ditën e djeshme Sassoli takoi Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare, teksa mbajti edhe një fjalim përpara deputetëve.  Në qendër të bisedës dje por edhe sot me liderin e opozitës ishte cështja e negociatave me shpresën se në mars do të ketë një dritë të gjelbër për Shqipërinë pas refuzimit të tetorit. Ai tha dje se BE-ja s'i tha 'JO' Shqipërisë, por vendimi u shty, ndërsa vlerësoi aksionin anti-KÇK-së.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë