Goditja e krimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit në veriun e Kosovës është tashmë objektiv i rëndësishëm i vendeve të Perëndimit. Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot ka qenë vendimi i Britanisë së Madhe për të futur në listën e zezë të sanksioneve disa persona dhe kompani si pjesë e organizatave kriminale, që veprojnë në fushën e kontrabandës në mallrave dhe pastrimit të parave.
Me tyre është protagonisti kryesor i krimit të organizuar dhe korruptimit të politikanëve në Veri të Kosovës është Zvonko Veselinoviç. Në listën e sanksioneve, është edhe Milan Radoiçiç, ish nënkryetari i partisë Lista Serbe dhe i akuzuar si përfshirë në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Pjesë e listës është edhe Zhelko Bojiç, ish-shef i Operacioneve të Policisë së Kosovës për Veriun, i cili gjithashtu është i lidhur me vrasjen e Ivanoviçit dhe kërkohet nga institucionet e Kosovës.
Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka njoftuar sot një valë të re sanksionesh që synon aktorët e korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në konflikt. Kjo valë, e bashkërenduar me partnerët ndërkombëtarë, shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut.
Në listë janë 18 persona të përfshirë në shkelje dhe abuzime të të drejtave të njeriut dhe 6 autorë që qëndrojnë pas dhunës seksuale. 5 persona të tjerë janë vënë në shënjestër për përfshirjen e tyre në korrupsion serioz dhe financime të paligjshme. Paketa përfshin individë dhe subjekte të përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të rënda – duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mobilizimin e trupave për përdhunimin e civilëve dhe mizoritë sistematike.
“Këto sanksione demonstrojnë përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve, kudo”, thuhet në njoftimin e Britanisë.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57%
-
JO
34.2%
-
NUK E DI
8.7%
Vota total: 1604
Lajme të tjera
-
Ministri britanik tha ‘të nxjerrim jashtë shqiptarët kriminelë’, reagon ministrja Xhaçka: E shokuar, fjalë të turpshme për disa vota të mjerueshme
14 Janar, 20:50
-
Deportohen 40 shqiptarë nga Britania e Madhe, mbërrijnë me charter në Rinas! Mes tyre edhe persona me rekorde kriminale
12 Janar, 13:00
-
Kryeministri britanik Sunak: Ukraina është përballuar me një nga valët më të këqija të sulmeve me raketa
30 Dhjetor 2022, 14:51
-
Rritja e infektimeve me koronavirus, Britania e Madhe pritet të mbyllë kufijtë, ministri i Mbrojtjes: i frikësohemi mutacionit të virusit
29 Dhjetor 2022, 16:07
-
U nda nga jeta sapo mbërriti në Britani, reagon 'Air Albania' për vdekjen e stjuardesës 24-vjeçare: Pësoi atak kardiak! I dhamë asistencë mjekësore
28 Dhjetor 2022, 15:41
-
Zbulohet gjesti i bukur i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth për fëmijet e familjes mbretërore, ja çfarë kërkoi ajo për Krishtlindje
24 Dhjetor 2022, 11:04
-
Po kërkove azil në Britani përfundon në Afrikë! Gjykata e lartë pro vendimit të qeverisë britanike
19 Dhjetor 2022, 13:36
-
VIDEO/ Debati për shqiptarët në Britani/ Telefonuesi: Të gjithë ata që vijnë kanë smartphone! Prezantuesja i kthehet: I ke takuar të gjithë ti?
10 Dhjetor 2022, 14:20
-
VIDEO/ Britania e Madhe, Italia dhe Japonia bashkohen për krijimin e një avioni të ri luftarak! Mund të lëshojë raketa hipersonike
9 Dhjetor 2022, 07:31
-
Ministria britanike e Mbrojtjes zbulon objektivin e radhës të forcave ruse
3 Dhjetor 2022, 12:57
-
BRITANI/ Kultivonin kanabis, arrestohen 4 shqiptarë, zbulohet deklarata e tyre: Më mirë në burg, se në Shqipëri
2 Dhjetor 2022, 20:34
-
Tentuan të niseshin me gomone drejt Britanisë, policia belge arreston 12 shqiptarë, në pranga edhe dy kontrabanduesit që i prisnin në Londër
1 Dhjetor 2022, 20:53