Pas SHBA-së vihet në lëvizje edhe BE-ja, Lajçak i dërguari special i Brukselit për Ballkanin?

Pas SHBA-së vihet në lëvizje edhe BE-ja, Lajçak i dërguari special i Brukselit për Ballkanin?

Mirosllav Lajçak

Brukseli po përpiqet që të rregullojë gabimin me Ballkanin Perëndimor. Pas SHBA-së, që emëroi Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, të njëjtën gjë pritet që të bëjë edhe Bashkimi Europian për t'u kushtuar një rëndësi të veçantë dy vendeve që u mohoi hapjen e negociatave në mes të tetorit të këtij viti, por edhe shteteve të tjera. 

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe ish Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën Mirosllav Lajçak mund të jetë i dërguari i ri special i BE për Ballkanin Perëndimor, raportojnë media serbe. Sipas të  përditshmes "Večernje Novosti", një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell kushtuar kësaj çështje tashmë është mbajtur në Bruksel.

"Ne e kuptojmë që diskutimi rreth krijimit të një pozicioni të tillë po zhvillohet aktualisht në BE", deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovakisë për  Ballkanin Perëndimor Evropian. Sipas ministrisë, pozicioni i të Dërguarit Special për Ballkanin Perëndimor do të ishte i dëshirueshëm.

"Do t'u dërgonte sinjal pozitiv vendeve të Ballkanit Perëndimor për angazhimin e vazhdueshëm të BE-së, si dhe do të ndihmonte për të zgjidhur disa nga çështjet kryesore politike në rajon", thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Lajčak është një diplomat karriere, që ka shërbyer si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë që nga viti 2012. Ai ishte gjithashtu Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga 2017 deri në 2018 dhe aktualisht kryetar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Veçanërisht për rajonin, ai ishte Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën nga 2007 deri 2009.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë