Pas sherrit në Greqi, plumba
në Laprakë 47-vjeçarit

Pas sherrit në Greqi, plumba<br />në Laprakë 47-vjeçarit
TIRANË - Identifikohet i dyshuari i një plagosjeje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë. Burime ngta policia kanë bërë të ditur se, autor i dyshuar i plagosjes së Qatip Sallait, 47 vjeç është Klement Ibrahimi, 23 vjeç.
 
Policia e Tiranë ka bërë të ditur se, hetimi ndaj Ibrahimit ka nisur filloj pasi mbrëmë rreth ores 20.30,  rrugën “Gjergj Legisi”, Tiranë, në afërsi të një lokali ka tentuar të vrasë me armë zjarri automotik (pas një konflikti të mbartur në Greqi në vitin 2011) shtetasin Qatip Sallahi, 47 vjeç.
 
Më pas ai ka qëlluar edhe në drejtim të automjetit të tij “Citroen”, me targa IZI 1279, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar me cilësinë e provës material  katër copë gëzhoja, si dhe një fishek model 56.
 
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Kelmend Ibrahimit, është gjetur një armë zjarri, me silenciator si formë automotik Scorpions, si dhe 50 copë fishekë model 54, kalibri 7.62 milimetër dhe 70 copë fishekë model, si dhe dy mbajtëse fishekësh.
 
Janë kryer veprimet proçeduriale e hetimore dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale të “vrasjes me dashje, mbetur në tentativë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Gol në debutim i Rrahmanit, Sparta e 4 shqiptarëve siguron grupet e Champions League! Jashtë Galatasaray

Gol në debutim i Rrahmanit, Sparta e 4 shqiptarëve siguron grupet e Champions League! Jashtë Galatasaray