Pas sherrit në publik me ishin
Fjolla Morina largohet nga Kosova

Pas sherrit në publik me ishin<br />Fjolla Morina largohet nga Kosova
Fjolla Morina ka vendosur të largohet nga Kosova së bashku me vajzën e saj. Ende nuk dihet nëse një gjë e tillë është bërë përgjithmonë apo për pak kohë. Menjëherë pas kësaj kanë filluar të qarkullojnë hipotezat për një largim të mundshëm të saj për shkak se mund të ndihet e kërcënuar.

Kujtojmë se vetëm ditët e fundit këngëtarja është rrahur nga ish-bashkëshorti, Flamur Azemi dhe e fejuara e tij aktuale, Zana Aliu. Madje sikurse flitet, kjo e fundit ka tentuar edhe ta therë me thikë. Gjithsesi tashmë është e sigurt që Fjolla është larguar nga Kosova në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin për këtë e ka bërë publik vetë këngëtarja e njohur kosovare nëpërmjet postimit të një fotografie në “Instagramin” e saj, të cilën e ka shoqëruar me fjalët “Bye bye” dhe foton e vajzës së vogël.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi