Deputeti socialist Erion Braçe mëngjesin e sotëm e ka nisur ditën duke publikuar një foto në rrjetet sociale të lindjes së diellit.

‘Rreth e rreth përqark, globi rrotullohet, ditë më ditë rrotullohet’- shkruan Braçe, ndërsa nuk dihet nëse është një mesazh i fshehur ndaj Arben Ahmetajt, pasi ky i fundit i zuri vendin Braçes.

Kjo pasi postimi i ish.zv kryeministrit, vjen fill pas lajmit të shkarkimit të Arben Ahmetajt nga detyra, dhe emërimit të Belinda Ballukut.

Postimi i plotë i Braçes

Sot kryeministri Edi Rama njoftoi se ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetajt, si zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin, dhe në vend të tij ka emëruar ministren për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku, si zv.kryeministre. Ndërsa ministria e Shtetit për Rindërtimin, për kreun e qeverisë e ka përmbushur misionin, kjo dhe fale kontributit të Ahmetajt, shton Rama.