Pas Shkëlzenit edhe Sadija
konfirmon ndarjen në “Fb”

Pas Shkëlzenit edhe Sadija<br />konfirmon ndarjen në “Fb”
Menjëherë pasi Shkëlzen Berisha ndryshoi statusin në "Facebook" nga i martuar në beqar edhe nëna e dy fëmijëve të tij, Sadije Berisha ka bërë të njëjtën gjë.

Në profilin e saj në Facebook bie në sy ndryshimi i statusit, ku nuk shkruan më “e martuar”.

Lajmi i ndarjes së tyre, i cili ka bërë bujë në media nisi që prej muajit qershor dhe duket se tanimë çdo gjë është e qartë.



Shkëlzeni dhe Sadija nuk janë më bashkë, duke i dhënë fund kështu lidhjes së tyre, e cila nisi 15 vjet më parë.

Vetë Sadija e ka pasur të vështirë të pranojë këtë gjë duke u sjellë sikur asgjë nuk kishte ndryshuar.

Madje në rrjetin social kemi parë statuset e saj ku shkruante se pas mbarimit të shkollës së fëmijëve me rezultate të mira ata ishin të lumtur për kthimin pranë pjesës tjetër të familjes.

Por duket se kjo gjë nuk ndodhi, pasi edhe gjatë votimit të 23 qershorit ajo u pa e vetme në qendrën e votimit.

Ndërkohë më pas do të pasonin dhe ditët e pushimit në jug të vendit përsëri pa praninë e djalit të kryeministrit.



Nga ana tjetër në jetën e Shkëlzenit është një vajzë tjetër, 22 vjeçarja Armina Mevlani, e cila është kurorëzuar si Miss Shqipëria.

Ka qenë vetë bukuroshja Mevlani e cila nuk e ka mohuar lidhjen mes tyre, pavarësisht faktit se nuk ka dashur të japë më shumë detaje.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

10/2
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit