TIRANË- Pas drejtuesit politik në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike ka prezantuar emrin e njeriut që do të drejtojë fushatën elektorale në Elbasan. Ai është Erjon Murataj, me profesion jurist.

"Erjon Murataj do të jetë koordinator i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit. Zoti Murataj është një politikan i ri me një eksperiencë të pasur në administratën publike dhe në biznesin privat.

Lidhja e tij me qytetin bëhet më e fortë edhe nga trashëgimia, pasi është nip i dy gjyshërve të njohur,  regjisorit të teatrit "Skampa", Llambi Burgjia dhe gjeneral Myqerem Muratajt. Jurist në profesion ai synon të kontribuojë për Elbasanin, duke i siguruar atij një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm, që të reflektojë në radhë të parë problematikën e rinisë së këtij qarku", shkruan Patozi.

Më herët, ai ka bërë me dije se ekonomisti Tonin Uldedaj i cili do të koordinojë fushatën në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës.