Pas shpërthimit, heshtja. Gjëja që të bën më shumë përshtypje pas skupit për jetën e re dashurore të presidentit francez është mungesa e reagimit për këtë. Televizionet kryesore në Francë e kanë trajtuar historinë si gjë krejt pa interes. Për shumë prej tyre ajo është një çështje në fund të listës: një copë baltë e hedhur prej kushërinjve të largët të shtypit “popullor”.

Deri në mëngjes vonë askush nuk kishte dërguar një trupë xhirimin në vendin e idilit. Kur unë arrita prisja hordhi gazetarësh, por gjeta vetëm një belg. Edhe në versionin francez të
“Google News”, duhet të gërmosh fort që të gjesh historitë e fundit mbi takimin Hollonde-Gayet. Ose vërtet ka shumë pak interes në historinë, ose ka një konspiraci të madhe për të thënë që në fakt askush nuk është i interesuar.

Nga perspektiva anglo-saksone, kjo duket vërtet e habitshme. Është sikur francezet nuk mund të dallojnë një histori të mirë kur e kanë para surratit, ose kanë frikë ta tregojnë atë.
Por nga këndvështrimi francez gjërat janë ndryshe. Shumë prej mënyrës se si francezët i bëjnë gjërat, është e kushtëzuar prej horrorit që ata shohin përtej Kanalit të la Manshit. Ky lloj sjelljeje aplikohet edhe në botën e shtypit.

Francezët janë rritur të besojnë se ndërhyrja në jetën private prej tabloideve britanike dhe amerikanë është e tmerrshme. Ata gjithashtu kanë qejf të besojnë se janë mendjehapur dhe nuk iu intereson vërtetë jeta private e politikanëve të tyre. Kjo është pse nëse i pyet shumica e francezëve do të thonë që takimet dashurore të Hollondes nuk janë gjëja me të cilën gazetat duhet të merren.

Dhe tani.  Fakti që revista “Closer” ka guxuar të publikojë historinë tregon se gjërat po ndryshojnë.  Një raport i tillë ishte i pa mendueshëm disa vite më parë. E vërtetë historia e Francua Miterand dhe fëmijës së tij sekret me Anne Pingeot u publikua së pari në revistën “Match”, por kjo u bë pasi të gjitha palët e përfshira kishin rënë dakord. Fakti është se këtë herë limitet e asaj që quhet privatësi në Francë po testohen si kurrë më parë. Teknologjia po ndryshon dhe shtypi po ndryshon dhe gjithashtu edhe pritshmëritë e njerëzve. Nga ana tjetër gjykatat franceze u akordojnë në mënyrë rudinë dëmshpërblime celebritive të dëmtuar nga këto aktivitete. Por tani edhe gjyqtarët po bëjnë pyetje të vështira. Ata dyshojnë se të famshmit pozojnë në tabloidë për para dhe më pas përfitojnë edhe nga zhdëmtimi që ju bëhet në bashkëpunim me tabloidin.

Tashmë ata kanë filluar të lejojnë botime të tilla kur shohin se mund të kenë një fijë interesi publik gjë që është e vështirë të justifikohet në rastin e Hollonde. I vetmi arsyetim në këtë rast do të ishte se francezët kanë të drejtë të dinë nëse ai po lë një të dashur për një tjetër apo nëse trishtimi i tij ka të bëjë me gjendjen ekonomike të vendit dhe rënien e popullaritetit apo me faktin që punët në shtëpi nuk i shkojnë mirë.


Marrë nga gazeta Mapo