Pas Shqipërisë,vëllezërit çamë
sipërmarrës edhe në Gjermani

Pas Shqipërisë,vëllezërit çamë<br />sipërmarrës edhe në Gjermani
Mendjet e bukura të teknologjisë janë ato që ecin me ritmin e të ardhmes. Mundësitë për të eksperimentuar dhe për të realizuar ide inovative janë të shumta, mjafton të jesh ‘smart’. Teknologjia ecën me hapa të mëdha dhe unë sot dua t’ju prezantoj me dy personazhe, të cilët mund të bëhen frymëzim për shumë të rinj shqiptar. Ata janë dy vëllezërit çamë Fatjon dhe Alen Saqe 28 dhe 25 vjeç, janë shkolluar në Tiranë, por kjo nuk i ka penguar të mendojnë globalisht.

Djemtë kanë themeluar Dentem, një platformë online në fushën e stomatologjisë. Aplikacioni përdoret nga dentistët dhe pacientët. Është një mënyrë mjaft e mirë për të kursyer kohë dhe për të organizuar axhendat e dentistëve dhe pacientëve. Të shkosh tek dentisti për disa është e sikletshme, disa kërkojnë orare fleksibël dhe disa harrojnë takimin e radhës, Dentem i minimalizon këto probleme. Oraret prenotohen online, dentisti ruan të dhëna pa fund për pacientët dhe ky i fundit njoftohet me mesazh për takimet.

Fatjoni tregon se Dentem u themelua pasi dentisti i tyre humbi gjithë të dhënat për pacientët për shkak të një problemi në kompjuterin e tij. Idetë dalin nga sekuenca nga jeta jonë e përditshme, prandaj djemtë u treguan të shkathët dhe idenë e tyre, që konsiderohej thjesht ëndërr e bënë realitet.

Sot Dentem ka një numër të madh përdoruesish dhe klientët janë shumë të kënaqur. Skuadra është shtuar dhe ka hapësirë për të rinj që kanë passion dhe  ide të qarta.  Alen me një buzëqeshje bindëse thotë se shumë shpejt do të mbulojnë edhe tregun ndërkombëtar duke filluar nga Gjermania. Teksa informacioni qarkullon me shpejtësi dhe bota lidhet në një fill të vetëm, unë ju ftoj të lexoni intervistën dhe të mendoni…
  
Dy fjalë për Dentem, si lindi ideja për projektin?
Dentem është një platformë online që zgjidh disa nga problemet më kryesore për klinikat dentare duke filluar nga menaxhimi i axhendës, lajmërimi i pacientëve për takimet, vizitat, madje shërben edhe si një mjet marketingu për klinikat. Me Dentem një klinikë dentare nuk ka nevojë fare të investojë në një ëeb. Klinikat mund të vendosin foto, informacion si edhe kalendarin ku pacientët mund te prenotojnë takimin tek dentisti i tyre online duke kursyer kohë.
Dentem lindi nga një problem. Problemi që pati dentisti jonë me kompjuterin dhe humbi të gjithë të dhënat e pacientëve. Për këtë ne vendosëm të ndërtonim një produkt që t’i shërbente të gjithë klinikave dentare. Sot Dentem përdoret në Shqipëri, Kosovë, Itali. Kemi patur dhe aplikime nga Amerika e Jugut. Aktualisht Dentem po futet ne tregun gjerman me partner lokal.
 
Dentem është një risi në vendin tonë. Çfarë mund të na thoni për skuadrën e tuaj të punës?
Marrëdhënia në skuadrën tonë është e afërt, të gjithë kanë mundësinë të japin ide dhe idetë respektohen. Gjithë grupit i jepet mundësia për të qënë pjesë e vizionit te kompanisë dhe të rriten profesionalisht. Sot skuadra jonë vlerësohet në nivel ndërkombëtar. Jemi një nga skuadrat më kompakte që kanë dalë nga shumë skuadra në ABC- Açelerator- Lubljana .
 
Si jeni përshtatur me një treg ku ende ka qytetarë që nuk përdorin smart phone apo media sociale?
E- mail nuk është i përdorur në masë në Shqipëri. Ky mbetet problem, por Dentem e ka zgjidhur me SMS. Pacientëve u dërgohet një SMS automatike përpara takimit për t’i rikujtuar. Kjo i ka bërë pacientët më të kujdesshëm dhe klinikat kanë pasur deri në 30% ulje te orarve të humbura ose të shtyra.
 
Sa rëndësi ka për ju tregu shqiptar? Po tregu ndërkombëtar?
Dentem nisi në Shqipëri dhe 90% e kompanisë ka pronësi shqiptare. 10% është pjesë sllovene dhe amerikane. Pas ndërtimit dhe rritjes së platformës në Slloveni tregu shqiptar shihej si primitiv nga partnerët e huaj. Një nga qëllimet tona si skuader ishte të ndryshonim edhe këtë mentalitet për vendin tonë. Shqipëria dhe tregu shqipfolës do të jenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e kompanisë sonë. Tregu ndërkombëtar është qëllimi i shpërndarjes sepse kjo është filozofia e Dentem.
 
A ju ndihmon media sociale për biznesin tuaj?
Patjetër që po, që në fillimet tona media sociale ishte kontakti i parë që kishim me njerëzit. Rrjetet sociale janë pjese e rëndësishme për marketimin e Dentem, prandaj ne tregohemi të kujdesshëm të hedhim informacionet më të fundit, foto dhe të krijojmë më tëpër lehtësi për klinikat dhe pacientët.
 
Na tregoni disa nga vështirësitë me të cilat jeni përballur gjatë prezantimit të Dentem?
Po flasim për vështirësitë, që kemi hasur në tregun shqiptar. Kur e nisëm këtë rrugëtim pasi Dentem u krijua çdo gjë dukej e thjeshtë. Pasi bëmë një produkt që plotësonte nevojat kryesore për klinikat dentare menduam se dentistët do ta përqafonin shumë shpejt. Por tregu tregoi që nuk ishte aq i thjeshtë. Ndryshimi është shumë i vështirë për njerëzit në përgjithësi, sado që Dentem thjeshtëson punën skepticizmi ishte i madh në fillim. Duke qënë se tregu shqiptar është mësuar me programe të piratuara i dukej shpenzim i kotë për të paguar për një shërbim. Por tani nga Dentem vendosen rreth 1000 takime në javë vetëm nga klinikat në Shqipëri dhe ky trend është në rritje.
 
Ku e shikoni veten pas 10 viteve?
Dentem është këtu për të qëndruar, ajo që na bën ne të besojmë është feedback nga dentistët në mbarë botën. Në pergjithësi kanë të njëjtat probleme me menaxhimin e klinikës dhe Dentem i zgjidh një nevojë të rëndësishme. Një pikë tjetër e fortë për ne është konsulenca me audiencën tonë, në mënyrë që të implementojmë kërkesat e tyre. Të gjitha opsionet e Dentem janë kërkesa reale të dentistëve dhe përmirësohen periodikisht për t’i shërbyer. Pas 10 viteve ne e shohim Dentem si qëndrën kryesore  ku Dentistët do të marrin shërbimin e tyre për menaxhimin e klinikës, por edhe  vendodhjen ku pacientët do të gjejnë të gjithë shërbimet dentare dhe do të prenotojnë takimet e tyre online.
 
Cilat janë objektivat tuaja?
Objektivat tona janë të rrisim Dentem në tregun ndërkombëtar dhe të shtyjmë vendin tonë në përpjekje të tilla që të ndryshojmë imazhin e botës për një vend të vogël si ne. Nuk është një objektiv i thjeshtë, por më shumë punë dhe pasion besojmë se të gjitha mund të arrihen.
 
Një këshillë për të rinjtë shqiptarë...
Alen: Eshtë një fat i madh që ndodhemi në këtë moment të historisë ku ndërtimi i një platforme apo koncepti kërkon shumë pak resurse. Inovoni sa më shumë, sa më shpejt, me sa më shumë pasion. Edhe vetë tregu do t’ju tregojë nese diçka duhet investuar apo provuar dicka tjetër. Merrini në dorë vetë problemet që ka shoqëria edhe jepini një zgjidhje sa më të thjeshtë edhe inteligjente.

Oni: Sot jemi në epokën e informacionit dhe globalizimi na jep të gjithëve mundësitë për të ecur përpara. Lëreni pasionin te jetë karburanti i ideve tuaja dhe mos u dorëzoni me dështimin e parë. Qëllimi nuk është suksesi po rruga drejt tij. Jemi një vend ku nuk mungon talenti por shpresa e të ardhmes, dhe për këtë me vjen keq sepse mundësi ka. Siç është dhe shprehja qëllim të kesh sepse rrugën e gjen.

	vëllezërit çamë

vëllezërit çamë

	vëllezërit çamë
  Fatjon Saqe

	vëllezërit çamë
  Alen Saqe

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'