Pas shumë vitesh postoi foton e tyre duke u puthur, ç’ka Soni Malaj për t’i thënë Flori Mumajesit?

Pas shumë vitesh postoi foton e tyre duke u puthur, ç’ka Soni Malaj për t’i thënë Flori Mumajesit?

Para pak javëve Flori Mumajesi u kthye shumë pas në kohë duke ndarë në mediat sociale foton e famshme të tij duke u puthur me Soni Malajn në “Kënga Magjike”, duke e krahasuar me puthjen e Kiarës me Luizin. E ftuar sot në “S’e Luan Topi”, Soni Malaj ka komentuar këtë postim.

“Ka qenë diçka shumë e sinqertë sepse ne atëherë nuk bënim gjëra për shoëbiz. Dhe e ka rikujtuar, ndoshta për të bërë një analogji, që edhe Luizi me Kiarën kanë një dashuri të bukur, ndoshta edhe të sinqertë siç kemi pasur edhe ne atëherë.”- tha Soni.

Duke u ndalur më tej te raporti me Florin këngëtarja tha tani janë miq e i bashkon muzika.

“Unë me Florin kemi qenë shumë miq më përpara, ndodhi pastaj një romancë dhe pas asaj iu rikthyem dashurisë sonë të parë që është muzika si miq, gjithmon si miq. Kemi vazhduar jetët tona. Unë me Florin tashmë jemi miq dhe, edhe vetë e kemi harruar atë gjë. Madje edhe publiku si rrjedhojë. Unë me Florin nuk është se flasim për… Thash në jetët tona ne kemi mbetur miq, kontaktohemi herë pas here, i themi njeri-tjetrit “Si je”. Mund të marrim ndonjë mendim përsa i përket gjërave muzikore.”- u shpreh ajo.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore