Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, ndau pamje nga shkaba egjiptiane në Vjosë, duke e cilësuar rikthimin e saj një dëshmi të pasurisë natyrore dhe biodiversitetit të ekosistemit të Vjosës.
Shkaba egjiptiane njihet si një nga shpendët më të rrallë në Europë dhe është një specie e rrezikuar, popullata e së cilës ka ardhur në rënie.
“Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa – një dëshmi e jashtëzakonshme e pasurisë natyrore dhe biodiversitetit të këtij ekosistemi”, shkruan Jaupaj.
Sipas ministrit, prania e këtij shpendi në Vjosë është një sinjal pozitiv për ekosistemin dhe tregon rëndësinë e mbrojtjes së habitateve natyrore.
“Prania e saj në Vjosë është një sinjal i bukur se natyra, kur mbrohet, di të rikthehet. Të mbrojmë habitatet, lumenjtë dhe çdo specie që i jep jetë ekosistemeve tona. Vjosa nuk është vetëm një lumë – është strehë për jetën”, përfundon Jaupaj.










Komente
Komento