Ka në të gjithë vendin? Pas largimit në Shkodër, policia ‘në këmbë’ për të zbuluar ‘kamerat spiune të krimit’! Rrumbullaku urdhër të gjitha drejtorive

Jo vetëm në Shkodër, por edhe në qytete të tjera të vendit dyshohet se grupet kriminale kanë montuar kamera sigurie për të monitoruar pjesëtarë të grupeve kriminale rivale dhe lëvizjet e efektivëve të policisë lokale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar drejtorët në 12 qarqet e vendit për të  ushtruar kontrolle të gjera. Sipas burimeve të Report Tv, urdhri i kryepolicit ka të bëjë me identifikimin e kamerave pa Zot, që nuk janë në emër të askujt dhe nuk justifikojnë vendin e instalimit në hapësira publike.

Në Tiranë, thonë burimet, po verifikohen disa zona me risk të lartë ku banojnë anëtarë të disa grupeve kriminale. Ndër to, në afërsi të rreth rrotullimit të TEG-ut, pranë “21 Dhjetorit”, apo zonës së Astirit. Kontrolle do të ketë edhe në qytete të tjera me aktivitet të lartë kriminal si Elbasani, Vlora dhe Durrësi. Ndihmë për identifikimin dhe çmontimin e këtyre kamerave është kërkuar edhe nga institucionet e bashkive, njësive administrative, kryepleqve apo administratorëve të pallateve.

Ndërkohë në Shkodër ku u sekuestruan dhe u çmontuan 21 kamera sigurie, vijon hetimi për të zbardhur autorët që i kanë komanduar në distancë dhe serverat që i kanë ruajtur. Edhe pse janë shoqëruar disa pjesëtarë të dy fiseve, Bajri dhe Lici asnjë prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në hetime. Dyshimet janë se serverat e këtyre kamerave të jenë jashtë shtetit dhe komandimi i tyre bëhet përmes valëve të internetit.

Operacioni i Policisë së Shkodrës për çmontimin e 21 kamerave të vendosura në shtylla elektrike në ato që konsiderohen si bazat e fiseve që janë në konflikt me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, ka çuar në shoqërimin e disa personave. Report Tv raportoi dje se shoqërime ka pasur si nga anëtarët e fisit Lici edhe Bajri, por asnjë prej tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e këtyre kamerave. Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë, teksa po punohet për gjurmimin e serverit që ruan materialet filmike të këtyre kamerave të sigurisë. Gjurmimi i tyre pritet të jetë i vështirë për shkak të cilësisë së avancuar. Përmes internetit, ato mund të komandohen edhe jashtë shtetit dhe për këtë arsye hetuesit po punojnë për të pasur rezultate. Rëndësia e gjetjes së këtyre serverëve është e madhe, për shkak edhe të mundësisë së sigurimit të provave për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në këto zona në vitet e fundit, të mbetura të pazbardhura.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lekd: 17/01/2023 01:57

    O behar heki kamrat neper bypas sa dush funin e ke afer

    Përgjigju
  • Beneti: 17/01/2023 01:17

    Kamerat i hoqen per te mos pas mundesi rregjistrimi te masakres zgjedhore qe po pergatiti ne Shkoder. Bandat jane rekrutuar tashme nga i gjati. Hardhek shkodran keni me pa me date 14 Maj.

    Përgjigju
  • Pompisti: 16/01/2023 21:22

    Dilni i xhiro anej nga ish parku delegacioneve, e ke full cdo rrugic me kamera, madje te rruga kongresi lushnjes, ke nje vile me kamer gjigande qe monitoron, edhe mbrapa Globe, sidomos te lokali Shullazit

    Përgjigju
  • Zoni vlones: 16/01/2023 19:41

    Ka 6 vjet qe i ka von lal Qazja

    Përgjigju
  • Vlora: 16/01/2023 19:08

    Makinat e Blinduara na i hoqët Armët e zjarrit me leje na i hoqët Jelekët Antiplumb na i hoqët Tani po na hiqni edhe kamerat edhe mikrofonat Kështu do ti o Edi Rama të vritemi me njëri-tjetrin se vetë e ke thënë "kokat hëngshin me njëri-tjetrin" Ju mallkoj "ju rëntë hasmëria në derë" e ta provoni tek kokat dhe trupat tuaj pastaj ç'do të thotë hasmëri.

    Përgjigju
    • Xha agua: 16/01/2023 23:29

      Un jam xha agua penisderri ,po ti ore vlora ? Me emer dhe mbiemer ke dal ketu qe shkruan si garip ???dhe flet me fjale te medhaja jo makina e blinduar jo hasmeria,ik ore lamash shyqyr qe keni detin dhe merrni ndonje 50 eurosh me shpia me qera se do kishit ngordh per buke ju vlonjatet qe sju ka thene njeri pun e mbar.

    • Vlora: 16/01/2023 23:15

      Jo po na hiqni edhe prozhektorat me sensor, na hiqni edhe sistemet e alarmit, na shembni edhe muret e portat e larta e bindato edhe të dalim të rrijmë tek klubi i lagjes pastaj fare të lozim letra.

    • Vlora: 16/01/2023 21:39

      @ Xha agua dil me identitet ti ore i degjeneruar më thuaj kush je, nuk po të ofendoj për familjen dhe nga telefoni se nuk ofendoj askënd për familjen dhe nga telefoni. Po ne nuk jemi si ty që kur të shajnë e të rrahin i puth e i përkëdhel, e ka zbritur në Ajet tek Kurani Famelartë Allahu u lartësuar që të marrim hak deri sa të kemi frymën dhe pasurinë e fundit. Të mallkoj të të bjeri ty në hak të të poshtërrojë e të të vrasi dikush, po ti s'e ke problem se ti ashtu kënaqesh.

    • Xha agua: 16/01/2023 20:18

      Ta pyesnin bycen perpara se te vrisnit dhe benit pislliqe,tani po na beni dhe te ndershem ju qe keni hasmeri,yt race e keqe ishalla jua marrin hakun deri tek miu i shtepise.

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 16/01/2023 18:50

    Rrumbullak si e ke Lorenc Panganiken?

    Përgjigju
  • Polici: 16/01/2023 17:30

    Ja i hoqen kamerat po dronet a mund ti heqesh z Rrumbullaku?

    Përgjigju
  • Termet: 16/01/2023 16:52

    Para fushates pak presion, jo gja tjeter.

    Përgjigju
  • Andi: 16/01/2023 16:12

    Durrësi plot me kamera që nuk i dihet i zoti e nuk dihet çfarë shikojne. Kemi frikë te rrimë me mbathje në shtëpi, jo më të ecim nëpër rrugët e lagjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille