TIRANË- Përveç SkyECC dhe EncroChat, pritet që të zbërthehen edhe dy aplikacione të reja, në të cilat dyshohet se efektivët e policisë kanë pasur komunikime me elementë të krimit. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili njoftoi se EUROPOL është duke hetuar edhe këto dy aplikacione të reja që dyshohet se janë përdorur nga radhët e Policisë së Shtetit.
Balla lajmëroi që do ketë një vizitë në janar në zyrat qendrore të EUROPOL, ndërsa tha se me zbërthimin e këtyre aplikacioneve, të gjithë efektivët do duhet të plotësojnë një tjetër formular vetëdeklarimi nëse i kanë përdorur apo jo këto aplikacione, emrin e të cilëve nuk e bëri me dije.
Një mesazh, ministri i Brendshëm e pati për të gjithë policët, për të cilët tha se nëse i kanë shërbyer krimit të organizuar duhet të largohen dhe të përballen me drejtësinë.
“Do informoj edhe për dy shërbime të tjera që do bashkërendojmë me Europol në javët në vijim. Do jem në një vizitë në Europol për dy aplikacione të tjera për të cilat Europol është duke administruar informacionin e duhur. Formulari do ripërsëritet edhe për dy aplikacione të reja. Kush e ka ndarë mendjen të punojë me ndershmëri do vazhdojë të jetë pjesë e policisë. Kush i ka shërbyer me gradat dhe uniformën e policisë interesave të krimit të organizuar në këtë vend duhet të largohet dhe të përballet me drejtësinë”, tha Balla.
Ministri i Punëve të Brendshme tha se prona që gjykata i konfiskon krimit nuk do të shiten më por do të vihen në dispozicion të institucioneve shtetërore, sidomos në interes të viktimave të krimit.
Pasuritë e sekuestruara dilnin në shitje dhe shkonin tek ai që i kishte. Kjo nuk do të ekzistojë më. Do i përdorim për qëllime të vënies në dispozicion të institucioneve shtetërore. Është e papranueshme që institucionet shtetërore që qëndrojnë me qira dhe të shesësh pronat e sekuestruara.
Ministri tha se policia është drejt zbardhjes së grbiatjes në fshatin Prush të Tiranës me 5 autorë që u hoqën si policë përballë një cisti të moshuarish.
Në përgjithësi gjatë kohës së festave ka një rritje të veprimtarisë kriminale që lidhet me grabitjet apo me vjedhjet. Shpresoj shumë që personat e përfshirë në tentativën e grabitjes në Prush apo në Kamzë të vihen para drejtësisë. Besoj se jemi në rrugën e duhur.
Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, deri në vitin 2030, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.
Kujtojmë që rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës kanë nisur plotësimin e formularit të vetëdeklarimit nëse kanë përdorur më herët aplikacionet që po tronditin botën e krimit, “SkyECC” dhe “EncroChat”.
Ata duhet të deklarojnë përdorimin e tyre në të shkuarën, nëse e kanë disponuar, shoqëruar me periudhën dhe arsyen e përdorimit. Në fakt, çfarëdo lloj arsye të shkruajnë policët për përdorimin e aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” do t’iu kushtoj detyrën pasi do të përjashtohen menjëherë nga struktura.
Pas konfiskimit të pasurive të ardhura nga krimi këto prona nxirreshin në ankand dhe mund të bliheshin nga vetë pronarët e atyre që u ishin sekuestruar sekuestruar.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëron se kjo praktikë do marrë fund dhe se pronat do vihen në shërbim të institucioneve shtetërore.
Ne kemi në ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të sekuestruara e Konfiskuara ku kemi vendosur që një pjesë e madhe e pasurive të konfiskuara nga krimi ti kalojnë në interes të viktimave të krimit. Ka pasur një praktikë që pasuritë e sekuestruara merreshin e dilnin në shitje dhe shkonin tek ai që i kishte për fat të keq. Kjo nuk do të ekzistojë më. Agjencia nuk do të shesë më prona të tilla por do i përdorim më së shumti për këto qëllime të vënies në dispozicon të institucioneve shtetërore. Është e papramueshme që institucionet shtetërore që qëndrojnë me qira dhe të shesësh pronat e sekuestruara"
Kshu nuk ta mbush mendjen,të lumtë qënke operacjonal. Urime.
PërgjigjuPo mos me e deklaru car behet?
PërgjigjuPer cilat aplikacione e ka fjalen z.Balla?
Përgjigju