Bombardime në Bejrut, burime të Hezbollahut: “Nasrallah nuk arrihet!” Izraeli: Mund të ketë vdekur! Vriten kreu i njësisë raketore e disa komandantë, Hamas thirrje vendeve islamike

Bombardime në Bejrut, burime të Hezbollahut: “Nasrallah nuk arrihet!” Izraeli: Mund të ketë vdekur! Vriten kreu i njësisë raketore e disa komandantë, Hamas thirrje vendeve islamike

Hassan Nasrallah dhe bombardimet e fundit të Izraelit në Bejrut

Bejrut- Lajmi më i fundit nga Libani po qarkullon frikshëm dhe zërat janë në rritje.

Hassan Nasrallah, lideri i Hezbollah, është bërë i paarritshëm edhe për njerëzit e tij, teksa Izraeli vlerëson mundësinë e vdekjes në një prej bombardimeve që nisën më 23 Shtator në Bejrut dhe kufirin libanezo-izraelit, që deri tani ka shënuar të paktën 700 të vdekur.

Forcat izraelite bombarduan selinë e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit gjatë 24 orëve të fundit (27-28 Shtator). Ata kishin në shënjestër udhëheqësin e organizatës shiite besnike të Teheranit, Hassan Nasrallah, shkruan “La Repubblica”.

“Sulmi ynë ishte shumë i saktë”, tha IDF.

Fati i liderit të partisë shiite Hassan Nasrallah ende nuk dihet me siguri. Ka thashetheme të pakonfirmuara: burime pranë Tel Avivit e përkufizojnë vdekjen e tij si "të mundshme", pasi "duket e vështirë të besohet" se ai i mbijetoi bastisjeve.

Një burim i afërt me Hezbollahun ka raportuar se lideri i grupit të armatosur libanez, Hassan Nasrallah, nuk është i arritshëm pas sulmeve izraelite në periferi jugore të Bejrutit mbrëmë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Nga ana e tij, Hezbollahu nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare.

Lajmi është ende i pakonfirmuar zyrtarisht, pasi kjo mund të jetë edhe një lojë strategjike ushtarake, për të çorientuar IDF-në dhe Mossadin izraelit.

Numri i sulmit të fundit në kryeqytet ishte gjashtë të vdekur dhe 91 të plagosur. Forcat izraelite shënjestruan edhe ndërtesat ku ruheshin armët.

Organizata Hamas ka reaguar menjëherë duke dënuar bombardimet e Izraelit, teksa e quan "regjimi sionist" dhe i bëri thirrje "kombeve islamike që të zmbrapsnin agresionin brutal" kundër këtij armiku. Kurse ministri i Jashtëm i Iranit sulmoi kryeministrin izraelit Netanyahu si një vrasës që kërkon të pushtojë vende të tjera.

Hezbollah iu përgjigj ditën e sotme me një "shi" raketash "Fadi-1" Izraelit në disa territore dhe kryesisht në Veri. Por IDF tha se ranë në vende të hapura, kryesisht në det dhe pa shkaktuar dëme apo viktima...

(Lajmi në përditësim)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:24
Hezbollah i përgjigjet Izraelit me raketa, disa i shpëtojnë sistemit mbrojtës! IDF: Ranë në vende të hapura, asnjë dëm dhe viktimë

Nga luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahun

Hezbollah i është përgjigjur me raketa Izraelit, pas bombardimeve të mbrëmshme në Bejrut nga IDF, ku dyshohet se mund të jetë vrarë edhe lideri i organizatës Hassan Nsasrallah, në një lajm ende të pakonfirmuar zyrtarisht.

Një raketë tokë-tokë e lëshuar nga Libani së fundmi goditi një zonë të hapur në Izraelin qendror. Kjo është bërë e ditur sot (28 Shtator) nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

IDF thotë se sipas protokollit, sirenat nuk kanë rënë në asnjë qytet, pasi raketa është drejtuar në një zonë të hapur. Raketa me sa duket ra në det, megjithëse IDF thotë se detaje të tjera janë duke u konstatuar.

Më parë, raportuan mediat izraelite, Hezbollah kishte marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa këtë mëngjes në veri të Izraelit.

Në një deklaratë, e para e lëshuar sot, organizata shiite tha se kishte lëshuar një breshëri raketash Fadi-1 në Kibbutz Kabri në Galilenë Perëndimore.

Ora 08:37
Ministria libaneze e Shëndetësisë: Evakuohen spitalet në Bejrutin e Jugut!

Bombardimet në LIban

Spitalet në periferitë jugore të Bejrutit do të evakuohen pas sulmeve të rënda izraelite në zonë.

Kjo u njoftua nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, e cila u bëri thirrje spitaleve në zonat jo të prekura që të ndalojnë pranimin e rasteve jo urgjente.

Një deklaratë nga ministria u bën thirrje spitaleve që nuk janë prekur nga sulmet izraelite, që të "ndalojnë marrjen e rasteve jourgjente deri në fund të javës së ardhshme, për t'u lënë vend pacientëve nga spitalet në periferitë jugore të Bejrutit, të cilët do të evakuohen për shkak të zhvillimeve në agresion".

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende një raport të përditësuar të sulmeve.

Ora 07:59
Irani i përgjigjet Izraelit: Turp historik që një vrasës i madh si Netanyahu vjen në OKB dhe bën kërcënime të egra!

Hossein Amir Abdollahian, ministri i jashtëm i Iranit në OKB

Pas Hamasit ka reaguar edhe Teherani zyrtar. Ministri i Jashtëm i Iranit i ka quajtur "të egra" "kërcënimet" e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili paralajmëroi Kombet e Bashkuara për aftësinë e vendit të tij për të goditur Iranin.

"Është një turp historik që një vrasës i madh vjen në Kombet e Bashkuara dhe helmon Asamblenë e Përgjithshme me gënjeshtra të neveritshme dhe kërcënime të egra për të pushtuar vende të tjera dhe për të vrarë më shumë njerëz", i tha Abbas Araghchi Këshillit të Sigurimit.

Informacionet nga fronti i luftës dhe pas bombardimeve të fundit në Bejrut flasin edhe për vdekjen e kreut të Hezbollah, Hassan Nasrallah, por ende e pazyrtarizuar. Izraeli theksoli mundësinë që ai të kishte vdekur, teksa burime nga hezbollah thanë se lideri i tyre është i paarritshëm.

Të paktën 6 persona u vranë dhe 91 të tjerë u plagosën në bombardimet e mbrëmjes së djeshme në Liban, ku IDF tha se goditi një bazë të organizatës armike.

Ora 07:45
IDF: Kreu i njësisë raketore të Hezbollah, zëvendësi dhe komandantë të tjerë u vranë! Hamas thirrje kombeve arabe e islamike: T'i përgjigjemi agresionit

Pamje nga bombardimet në LIban

Ushtria izraelite njoftoi se kishte "eliminuar komandantin e njësisë raketore të Hezbollahut në Libanin jugor".

Ky është “terroristi Muhamed Ali Ismail”, lexohet në një deklaratë të publikuar në Telegram. Zëvendësi i tij, "terroristi Husein Ahmad Ismail, u vra gjithashtu në operacion. Komandantët dhe operatorët e tjerë të Hezbollahut u eliminuan së bashku me ta".

Hamasi dënoi "përshkallëzimin dhe agresionin sionist" kundër popullit libanez, duke u bërë thirrje "kombeve arabe dhe islamike" të veprojnë dhe "të zmbrapsin këtë agresion brutal". Këtë e raporton Al Jazeera.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 28/09/2024 08:08

    Cifutet do ta pesojne nje dite me gjithe keto te keqija qe po bejne por shpresoj ta thyejne koken nje ore e me pare

    Përgjigju
    • BBC: 28/09/2024 08:52

      Shko mor mbeturine turqinie

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ I mituri shqiptar kërcënon me thikë për grabitje kalimtarët, policia e arreston dhe ndalon! Kishte dhe precedentë

Itali/ I mituri shqiptar kërcënon me thikë për grabitje kalimtarët, policia e arreston dhe ndalon! Kishte dhe precedentë