Pas sulmit me raketa në Poloni, Rusia fton në takim ambasadorin polak

Pas sulmit me raketa në Poloni, Rusia fton në takim ambasadorin polak

1668617041_ruru.PNG

Rusia ka ftuar për një takim në Ministrinë e Jashtme ambasadorin polak, Krzysztof Krajewsk, në Moskë, për të biseduar rreth misterit me raketën që ra mbrëmjen e djeshme në një fshat në Poloni, ku u vranë dy qytetarë, deklaroi zëdhënësja Maria Zakharova, raporton news.sky.

Disa orë më parë, Kremlini akuzoi Poloninë se kishte reaguar në mënyrë "absolutisht histerike" ndaj incidentit të së martës, kur dy persona u vranë nga një raketë në Poloninë lindore. 

Ditën e sotme, shefi i NATO-s, Jens Stoletenberg tha tha se raketa që kishte rënë në Poloni i përkiste Ukrainës dhe theksoi se Aleanca nuk ka indikacione se Rusia synon të sulmojë NATO-n.

"Hetimi për shpërthimin në Poloni është në vazhdim. Nuk ka asnjë tregues se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm dhe nuk ka asnjë tregues se Rusia po planifikon një sulm ndaj NATO-s. Nuk është faji i Ukrainës, Rusia duhet të ndalojë luftën", tha Stoltenberg.


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh

Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh