Izraeli dhe Hamasi janë zyrtarisht në luftë, pas sulmit të paprecedentë të nisur të shtunën nga lëvizja islamike palestineze me bazë në Rripin e Gazës.
Ditën e djeshme, kabineti i Izraelit aktivizoi Nenin 40, duke i shpallur zyrtarisht luftë Hamasit. Ishte një proces kryesisht simbolik dhe formal, duke i lejuar qeverisë Netanyahu të vinte në fuqi një mobilizim më të gjerë të rezervave ushtarake dhe të identifikonte objektiva të luftës, duke ngritur spektrin e një pushtimi tokësor të Gazës.
Në të njëjtën ditë, Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit dhe lideri i partisë ultra-nacionaliste Otzma Yehudit, Itamar Ben Gvir, lëshoi një urdhër urgjent për Drejtorinë e Licencimit të Armëve të Zjarrit, me qëllim të thjeshtimin dhe përshpejtimin e procesit për dhënine elejeve të armëve të zjarrit për të pajisur sa më shumë qytetarë, raporton agjencia e medias australiane watoday.
Njëkohësisht, sipas njoftimit numri i fishekëve që qytetarët mund të posedojnë është dyfishuar. Gjithashtu, ata izraelitë që kishin një leje për blerjen e një arme zjarri në vitin 2023, por leja ka skaduar, tani do të mund ta zotërojnë atë pa kaluar në proces. Vlerësohet se ky ndryshim ka të bëjë me 4000 qytetarë.
Vihet re se në Izrael kushti i domosdoshëm për të mbajtur armë është ose të kesh kryer trajnime ushtarake, gjë që ndodh gjithsesi pasi rekrutimi është i detyrueshëm, ose të jetosh pranë Rripit të Gazës ose Bregut Perëndimor, ku incidentet e dhunshme në vitet e fundit kanë shumëfishuar.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Mbi 900 të vrarë në Izrael, 687 në Rripin e Gazës! Hamasi kërcënon me ekzekutimin e pengjeve ndërsa Netanyahu sulmon me raketa
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gaza, ndalohet kthimi në veri, Trump: Zbrasni Rripin
27 Janar, 09:39
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
Kthimi i palestinezëve në Gaza i bllokuar nga Izraeli: Pamje e turmës së madhe të refugjatëve në pritje në al-Rashid (VIDEO)
26 Janar, 20:15
-
Forcat izraelite hapin zjarr ndaj protestuesve në jug të Libanit, 11 të vrarë dhe 80 të plagosur
26 Janar, 16:00
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
Armëpushimi/ Hamasi liron 4 ushtare të marra peng në këmbim të 200 të burgosurve në Izrael
25 Janar, 07:21
-
Armëpushimi në Gaza, Hamasi zbulon emrat e 4 pengjeve që do të lirohen këtë fundjavë
24 Janar, 18:01
-
I mbijetoi sulmit të 7 Tetorit, kush është 24-vjeçarja që do të përfaqësojë Izraelin në ‘Eurovision’
23 Janar, 17:52
-
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio i premton Netanyahut mbështetje të palëkundur të SHBA-së ndaj Izraelit
23 Janar, 07:47
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16