Pas tërmetit, 20 mijë euro për Italinë

Pas tërmetit, 20 mijë euro për Italinë
Me iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të ndajë njëzetë mijë euro për ndihmë, me rastin e tërmetit në Republikën e Italisë.

Gjatë mbledhjes, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka propozuar ndarjen e shumës prej 20 mijë euro për të ndihmuar Qeverinë dhe qytetarët e Italisë, pas tërmetit që ka ndodhur në veri të Italisë, ku kanë mbetur të vdekur 17 njerëz.

Duke theksuar faktin se Republika e Kosovës ka marrëdhënie të shkëlqyera me Italinë, Hoxhaj bëri të ditur se në emër të Qeverisë i ka përcjell ngushëllimet më të sinqerta ministrit të Jashtëm të Italisë, Guilio Terzi. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza