Pas takimit me Metën, Grenell 'gati të shkojë' te foltorja e Berishës: Blinken do përgjigjet për këtë

Pas takimit me Metën, Grenell 'gati të shkojë' te foltorja e Berishës: Blinken do përgjigjet për këtë

Richard Grenell

TIRANË- Pas takimit me presidentin Ilir Meta, ish-i dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell duke se “është bërë gati” që të shkojë në ‘Foltoret’ e Sali Berishës. Kjo sepse në një intervistë për një radio online, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Grenell ka hedhur akuza ndaj sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili tha se ‘ai po manipulon fuqinë e DASH për të ndihmuar George Soros dhe kundërshtarët e tij politikë’, duke shpallur Sali Berishën ‘Non Grata’, prandaj i kërkon që të nxjerrë provat.

“Zoti Berisha ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të George Soros në Ballkan. Dhe kështu këtu kemi kritikun e George Soros në Ballkan, duke marrë sanksione, të vendosura ndaj tij nga Sekretari i Shtetit. Tani kongresmeni Lee Zeldin nga Neë York ka qenë pjese e kësaj dhe ai i ka kërkuar sekretarit Blinken të jap informacionin që të tregojë se ‘Pse duhet të vendosen sanksione amerikane ndaj liderit të partisë. Sepse unë nuk besoj se ka bërë diçka që të çojë në vendosjen sanksioneve amerikane ndaj këtij individi. Nëse Sekretari i Shtetit Blinken ka informacione të reja që tregojnë për këtë, atëherë ai duhet të dalë përpara dhe ta tregojë sepse tani duket sikur ai po manipulon fuqinë e Departamenti i Shtetit për të ndihmuar George Soros dhe kundërshtarët e tij politikë. (...) Sekretari Blinken duhet të përgjigjet në gjykatën franceze për atë që ka bërë”, tha Grenell.

Grenell mbërriti sot në Tiranë. Ai ka zbritur në aeroportin e Rinasit në orën 11:00 duke përdorur një avion privat, por nuk ka detaje mbi motivet e vizitës së tij. Ajo që dihet deri më tani është se është pritur nga presidenti Ilir Meta në Presidencë,  ku bashkangjitur fotos së publikuar kreu i shtetit shkruante: ‘Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, vlerësohet shumë”.

Postimi i presidentit Ilir Meta pwr takimin me Richard Grenell

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 10/11/2021 16:04

    Grenell eshte ish diplomat dhe sot pa pushtet ,perkundrazi zoti Blinken eshte shefi i DASH qe vepron ne menyre ligjore

    Përgjigju
  • Arbër: 10/11/2021 09:23

    Ky është i derguari i vuçiçit , është këty për të përqar më shumë që të pranohet jugosllavia e re .Rama e din shumë mirë se åse është ky këtu.

    Përgjigju
  • Iris: 10/11/2021 04:39

    Blinken nuk ka per t'u pergjigjur kurre per Berishen,por Trump per te cilin ke punuar, do te pergjigjet per daten 6 Janar.Sa ka vajtur numri i te arrestuarve deri tani,600 +?? Po numri i njerezve afer Trump qe po merren ne pyetje,sa ka vajtur? Z.Grenell,mjaft i perdore figurat e djegura te pol.shqiptare si Berisha e Meta,per makinacionet e GOP , Q-Anonit e Trumpit.Asnje amerikan i thjeshte nuk e di nese ekziston nje Berishe e Mete mbi faqen e Tokes, e jo me te bejne pergjegjes nje njeri te adm. per t'a!Mos u beni qesharake!

    Përgjigju
  • Lomsh para porte: 09/11/2021 21:44

    Ore po ambasadoren e USA do e takoj ky. apo ka ardhur vec per like florinin e dal berishennnn

    Përgjigju
  • Njoni: 09/11/2021 21:41

    My gosh po takoj berishn ky? Hajde maje mo ate. Tani tja fusi gjumit luli se ska shanc te ngrehet mo .. po ramadon kryeministri. Do e takoj ky . Hajde politik hajde. Kot nuk thoshte xhaxhi enver kujdes politiken anglo amerikone.. e kishte fjalen kthej da her te duannn.. nona jon keta. Haha

    Përgjigju
    • Indro: 10/11/2021 08:53

      Mier ket populli ce ka gjet! Njeri e hedh tjetri e pret...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit