EMRAT/ Këta janë 3 punonjësit e Policisë për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste, njëri ish-efektiv i RENEA që u kap me 113 mijë € në makinë

EMRAT/ Këta janë 3 punonjësit e Policisë për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste, njëri ish-efektiv i RENEA që u kap me 113 mijë € në makinë

Altin Morina

Përveç anatarëve të grupeve kriminale, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) janë arrestuar dy punonjës dhe një ish-punonjës të Policisë së Shtetit.

SPAK ka firmosur urdhër-arrest edhe për Henrigert Mitrin, ish-drejtues i Policisë së Lezhës dhe efektivin Klodian Shahini, ish punonjës policie kufitare, aktualisht efektivë në policinë e Shtetit.

Po ashtu SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për Altin Morinën, ish-efektivi i RENEA-s i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Altin Morina, dyshohet se ka lidhje me gurpin e Ervis Martinajt. Pak ditë para se të arrestohej ai u pa në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.


Lajmi kryesor:

SPAK godet klanet kriminale, 43 urdhër arreste! Mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj, Bami e Lul Berisha, ish drejtori i policisë Lezhë! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka! (VIDEO)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?