Pas takimeve të nisura me strukturat, Sali Berisha do të mbledhë të premten edhe aleatët. Takimi është parashikuar që të mbahet në orën 13:00 në një hotel në kryeqytet.

Një ditë më parë ai zhvilloi një takim me bazën demokrate në njësinë nr 9 në Tiranë.

Cikli i takimeve të kryedemokratit vijnë në një kohë kur brenda partisë janë shtuar zërat kritikë ndërsa ish-deputeti Ervin Salianji do të nisë sot nga Durrësi bashkëbisedimin me demokratët.