Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker vizitoi sot Ambasadën amerikane në Tiranë ku u prezantua me marinsat dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak.

Lajmin e konfirmoi Ambasada amerikane përmes një njoftimi në Facebook ku ofron vlerësime për partneritetin partneritetin mes SHBA-ve dhe Shqipërisë në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

"Patëm kënaqësinë të mirëprisnim në ambasadën tonë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe ta prezantonim atë me Marinsat tanë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë që kanë shërbyer në operacionet e NATO-s në Afganistan dhe Irak. Ne e vlerësojmë partneritetin mes vendeve tona në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta" shkruan Ambasada në postimin e saj

Vetëm dy ditë më parë, Whitaker u takua me presidentin serb Aleksander Vuçiç të cilit i kujtoi që e ardhmja strategjike e Beogradit kërkon që ai të rrjeshtohet me Perëndimin.

Whitaker porositi Serbinë që të përmbahet nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurt.