Pas të enjtes rikthehen
temperaturat e larta

Pas të enjtes rikthehen<br />temperaturat e larta
TIRANE- Nëse keni bërë plane për pushime në muajin korrik, meteorologët ju këshillojnë të bëni pak durim vetëm në ditët e para. Pas së enjtes në të gjithë vendin pritet rritje e temperaturave, të cilat do të shkojnë deri në 39 gradë celsius në mesin e muajit.
 
Për ju që keni bërë plane pushimesh për ditët e para të korrikut, meteorologët këshillojnë të mos mërziteni. Të paktën për javën e parë të muajit temperaturat do të jenë të njëjtat me ato të kësaj fundjave, më të ulëta se ato të qershorit, 27 deri në 28 gradë celsius.
 
Reshjet e shiut kanë sjellë ditë të freskëta, vranësira dhe një natë të ftohtë. Por, situata pritet të ndryshojë gjatë fundjavës, kur sipas meteorologëve pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave.
 
Termometri në pikun e ditës parashikohet të shënojë 34 deri në 35 gradë celsius ngrohtësi e mjaftueshme për të shijuar detin apo vendet malore, për të gjithë ata që tashmë kanë prenotuar pushimet e tyre. Era e lehtë dhe koha me diell do të favorizojnë çlodhjen për të gjithë pushuesit për këtë muaj, qofshin shqiptarë ose jo. Pas së enjtes në të gjithë vendin do të mbërrijë “vera” e dëshiruar pasi për më shumë se 4 javë nuk pritet të ketë ulje të temperaturave apo reshje shiu.
 
Në fakt, që në fillim të vitit specialistët e motit kanë lajmëruar se sivjet nuk do të ketë stinë vere për shkak të ndryshimeve klimaterike. Këtë e shpjegon edhe ardhja e vonuar e qershorit, si edhe luhatja e temperaturave në ditët e para të muajit korrik.

Por, me shi ose jo, e rëndësishme është të pushoni. Ai që do, e gjen argëtimin edhe poshtë një çadre, qoftë ajo shiu apo plazhi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin