Pas Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës, edhe Shoqata Rajonale e Korçës denoncon manipulimet e Dukës: Zgjedhjet po bëhen me njerëz të rremë dhe të paautorizuar

Shoqatat rajonale të futbollit vijojnë denoncimet për Armand Dukën dhe FSHF-në. Pas Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës, edhe Shoqata Rajonale e Korçës ka denoncuar tentativat e Armand Dukës për të manipuluar zgjedhjet në FSHF.

Përmes një deklarate noteriale, përfaqësuesit e futbollit juglindor i kanë bërë thirrje organeve të FSHF-së, për transparencë në lidhje me vendimmarrjen dhe veprimet e saj proceduriale që kanë të bëjnë me organizimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen e delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF.

Ata i cilësojnë vendimet e marra dhe veprimet procedurale të kryera, deri më tani, nga FSHF dhe disa SHRF, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të pavlefshme dhe të marra në kundërshtim dhe mosrespektim të përcaktimeve të bëra në Statutin e SHRF-së dhe Rregulloren e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

Në deklaratë thuhet se FSHF dhe disa SHRF kanë organizuar dhe kanë zhvilluar së fundmi, një proces zgjedhor të votimit të delegatëve me të drejtë vote që do të përfaqësojnë SHRF-të në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF, në mungesë të plotë të transparencës dhe në mosrespektim të hapur të përcaktimeve statusore.

Shoqata Rajonale e Korçës  thotë se FSHF po tenton me sajime mediatike dhe shkresore të transformojë dhe të inskenojë si një ndërhyrje politike në proces, çdo pretendim të përligjur të anëtarësisë për zhvillimin nga FSHF të një procesi të parregullt zgjedhor.

Në përfundim, të deklaratës së tyre, Shoqata Rajonale e Korçës   thekson:

“Deklarojmë vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë, për caktimin e delegatëve në punimet e Asambleve të Përgjithshme të SHRFK të datës 28.01.2022; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedural të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht.

Ne përfaqësuesit ligjor të subjekteve anëtare të Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë jemi të vetmit përfaqësues ligjor me tagra të plota përfaqësimi në mbledhjet që do të zhvillohen nga Asambleja e Përgjithshme të SHRFK dhe në mbledhjet që do të zhvillohen nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF”, nënvizohet në deklaratën publike.

Sot përfaqësuesit e FSHF ishin në Korçë ku u emëruan 2 përfaqësuesit e kesaj shoqata rajonale në Asamblenë Zgjedhore në 2 marsit. 

Kujtojmë se paraditen e djeshme 7 anëtarë të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier i bënë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate. Shoqata Rajonale e Futbollit në Fier kërkon revokimin e çdo veprimi të FSHF, të cilat sipas tyre dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor, besimin në komunitetin sportiv. Sipas tyre veprimet e deritanishme të FSHF të pavlefshme pasi është shtuar ose reduktuar para procesit zgjedhor numri i delegatëve.

Ndërkohë, vetëm 2 ditë para mbajtjes së për kryetarin dhe delegatët e Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës i kanë dërguar FSHF të njëjtën kërkesë. Kërkesa është firmos nga tetë klube futbolli, ku thuhet se firmat që janë marrë nga FSHF-ja dhe çdo veprim që institucioni i futbollit shqiptar do tentojë të kryejë, ata do e konsiderojnë mbledhjen nul.

Ku veprim paralajmëruar i tyre vjen 2 ditë pasi i dërguan Federatës Shqiptare të Futbollit ultimatumin, ku kërkuan numrin e delegatëve si dhe emrat e delegatëve të Shoqatës së Rajonale të Futbollit Gjirokastër, si dhe i kërkon shpjegime për mënyrën se si janë vendosur këta delegatë.

 

(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2022 04:12

    Duket qe me ne fund shoqatat e qyteteve te tjera po gjejne zerin dhe po e ngrene.Me mire vone se kurre,po pse pritet kaq gjate?!

    Përgjigju
  • Lora: 28/01/2022 15:56

    Vêtements shkodranet bythlepirsit me te medhenj te gjelit te detit duke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje

Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje