Pas tradhtisë nga Pique, Shakira gjen dashurinë në krahët e aktorit të njohur?

Pas tradhtisë nga Pique, Shakira gjen dashurinë në krahët e aktorit të njohur?

Gerard Pique dhe Shakira

Që pas tradhtisë së përfolur të Gerard Pique ndaj Shakirës, të gjithë duan të shohin këngëtaren në krahët e dikujt tjetër. Së fundmi kanë qarkulluar lajme se ajo ka nisur një lidhje me aktorin e njohur Chris Evans. Gjithacka nisi pasi këngëtarja 45-vjecare nisi të ndiqej në Instagram nga Chris, i cili përflitet shumë rrallë për jetën e tij private.

Lidhja e vetme për të cilën ka folur publikisht është me komedianen Jenny Slate, histori që ka përfunduar në vitin 2018. Fansa të të dyve janë shumë të entuziazmuar për këtë romancë të mundshme.

U bë bujë një intervistë në të cilën Evans u pyet nëse e kishte takuar ndonjëherë Shakirën. Ndërsa ai u përgjigj: “Jo, jo, nuk e kam takuar kurrë. Por jam një fans i madh i saj”.

Një deklaratë e fundit e bërë nga Evans gjatë një bisede me Shondaland ngjalli gjithashtu interes në internet. Intervistuesi Mariel Turner e pyeti aktorin nëse ai ishte “i fokusuar” për të gjetur diçka në jetën e tij personale dhe ai tha se “do t’i jepte atij një përgjigje të mirë”.

“Përgjigja do të ishte se ndoshta jam i fokusuar për të gjetur një partnere, e dini, dikë me të cilin dëshiroj të jetoj. Dua të them se më pëlqen ajo që bëj. Është e mrekullueshme; unë jap të gjithë veten në të. Por për sa i përket përpjekjes për të gjetur dikë që me të vërtetë mund t’i japësh gjithë veten, ndoshta ka të bëjë me përpjekjen për të gjetur dikë me të cilin po kërkon të kalosh jetën”, tha Evans.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit